Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t'i publikojnë kandidatët për kryekomun..
« Analizë: » Leksione politike nga mbretëria e kafshëve
« KF Shkëndija me pres-konferencë » Nuk kemi ardhur këtu me flamur të bardhë
16 vite nga Marrëveshja e Ohrit, fryma e këtij "traktati" u lajthit
u2_marreveshja_e_ohrit-1407917869-640x340.jpg

Shkup, 11 gusht - Fryma e Marrëveshjes së Ohrit u lajthit, u devalvua dhe u dështua gati krejtësisht, thonë njohësit e mirë të çështjeve politike në vend për Zhurnal.mk, duke folur mbi Marrëveshjen e Ohrit me rastin e 16 vjetorit të nënshkrimit të saj.

"Nuk dua të them se për kaq shum kohë që kur u arritë një marrëveshje mes shqiptarëve e maqedonësve pas një konflikti të armatosur në vitin 2001 gati se su realizua gjë, por gjithsesi se thelbi apo fryma e këtij "traktati" u lajthit, u devalvua dhe u dështua gati krejtësisht. Për të gjitha këto vite, subjektet politike shqiptare,më shumë u muaren me interesat klanore e individuale se sa me ato kombëtare e përmbajtësore dhe këte duhet thëne hapur e troq.Për të gjitha këto dikush duhet qartë të prononcohet dhe ta merr përgjegjsinë", thotë për Zhurnal.mk Sabaudin Zhuta, profesor universitar dhe anëtar i Senatit të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. 

Detajet nuk do i cek, shton ai, por ky është një realitet i hidhur që na kanë cunguar perspektivat e duhura të popullatës sonë në Republikën e Maqedonisë dhe pse jo edhe më gjërë.

"Politikbërja është art i të mundshmes dhe mençuri e veprimeve. Né këtë nuk e shijuam, sadoqë dikush gjen justifikime parciale. Shum gjëra mbetën jashta kësaj marrveshtje, shumë aspekte substanciale u ndrydhen fare. Kam drojën dhe ndjenjen e pandehjes se ky avaz do na përcjell edhe në të ardhmen. Nuk parapëlqej premtimet, intelektualët e mirëfilltë e me një bagazh që kanë, nuk shoh se po përfshihen në proceset e këshilldhënies ose ekzekutives. Sidoqoftë, na duhet të jemi unik në veprime dhe konstruktiv përball pales maqedonase dhe faktorit ndërkombëtar! Përndryshe përsëri do ngelim "të lagur", nënvizon profesor Zhuta.

Nga ana tjetër, gazetari dhe opinionisti Naser Pajaziti thekson se përballë taktizimeve dhe indiferencave politike, shqiptarët në Maqedoni me vite kanë qenë përballë një mashtrimi të madh dhe dileme të madhe rreth realizimit të Marrëveshjes së Ohrit. 

"Deklaratat dhe imponimet optimiste të pushtetarëve shqiptarë gjithmonë janë dukur shumë cinike përballë fakteve dhe realitetit. Sepse, afati zyrtar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ishte viti 2004, mirëpo neglizhenca e palës shumicë dhe tensionet e vazhdueshme të sigurisë dhe ato politike që përfshinë këtë vend të dalë nga konflikti i vitit 2001 shkaktuan zvarritjen e procesit të implementimit. Nga ky këndvështrim kohor, kjo marrëveshje pra qëmoti është e skaduar duke lënë pas probleme dhe çështje të pazgjidhura, ndër të cilat tani po shohim se ende janë në rend dite", thekson Pajaziti për Zhurnal.mk

Sipas tij, pavarësisht këtij realiteti rreth Marrëveshja Ohrit  si dhe vlerësimeve kontradiktore të lidershipit politik shqiptarë dhe maqedonas, bashkësia ndërkombëtare e prirë nga SHBA-të është e vendosur që të ruaj paqen në Maqedoni përmes kësaj marrëveshje të paqes.

Përndryshe, më 13 gusht të 2001 në qytetin e Ohrit në Maqedoni u nënshkrua një marrëveshje që i dha fund konfliktit të armatosur dhe shihej si garantuesja e bashkëjetesës ndëretnike.

Por çfarë përmban kjo marrëveshje, që edhe 16 vjet më pas sa herë flitet për situaten në Maqedoni, referimi është pikërisht tek ky akt?

Marrëveshja është e ndërtuar mbi 5 parimet themelore, të cilat u bashkëshoqeruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumë-etnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën.

“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mosdiskriminimin.” E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi propocionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë në MAqedoni përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.

Ndërsa Marrëveshja e Ohrit ishte një kontratë juridike, kapitujt e të cilës parashihnin afate konkrete, shqiptarët atje, faktori politik shqiptar, raportet ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve perëndimore, mediat në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar se asnjë prej angazhimeve të ndërmarra 14 vjet më parë nuk është realizuar plotësisht.

Punësimet, përfaqësimi në institucione, pushteti vendor, gjuha dhe simbolet kombëtare dhe aq më pak ndalimi i diskriminit nuk u arritën as në mënyrë të kënaqëshme, shkaqe për të cilat shqiptarët janë shpesh në rrugën e protestës, pasi Marrëveshja e Ohrit nuk iu siguroi atë që synonte, qytetarë të barabartë me maqedonasit.

Parimet themelore te Marreveshjes se Ohrit

1. Nderrimi i pushteteve vetem permes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise.

3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase

4. Ndertim i shtetit demokratik

5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Permbajtja e Marreveshjes se Ohrit

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Perfaqesim ne gjyqesor ne propocion me popullsine

5 Gjuhe zyrtare eshte edhe gjuha amtare kur popullata eshte mbi 20%

6 Shprehja e identitetit (perdorimi i simboleve te bashkesise ne zonat ku ata perbejne shumicen). 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.08.2017, 22:30  | D.J. | 4,849 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zaev si asnjë kryeministër më parë, ja çfarë i kërkon kryeparlamentarit Xhaferi
Çka na duhen këto sherrnaja
Komisioni i Antikorupsionit ka dërguar mendim deri në Kuvend në lidhje me shkarkimin e Zvërlevskit
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t'i publikojnë kandidatët për kryekomunarë
Kush është deputeti me 56 shtëpi, dyqane e pika karburantesh
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.