« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Rexhepi shpreh gëzimin, ndërsa deputeti Ibrahimi mohon kontributin kombëtarë të Komandant Hoxhës
20793041_10156327705774918_270161722_n.jpg

Shkup, 12 gusht - Gjatë gjthë ditës së djeshme disa portale u munduan të përbaltin figurën e Xhezair Shaqirit i njohur si komandant Hoxha pas kthimit të tij në Shkup dhe qëndrimit për disa vite në fshatin e lindjes, Tanushë. 

Poashtu u mundua të minimizohet edhe kontributi i deputetit Muhamed Zekiri ndaj të cilit vetë Shaqiri shprehu falenderimet se i ka dhënë përkrahje dhe garanca se pushteti aktual i drejtuar nga Zoran Zaev nuk do e ndjek atë për arsye banale si ka bërë pushteti i Gruevskit.

Madje, mjaft interesante ishin edhe dallimet në mes të qëndrimeve të eksponentëve brenda Lëvizjes Besës, ku dy eksponentët kryesorë brenda kësaj partie shprehën gëzimin e kthimit të komandant Hoxhës.

Në njërën anë Kastriot Rexhepi anëtarë i kryesisë së lartë shpreh konsideratë të lartë për komandant Hoxhën duke thurur disa vargje për veprën e tij, ndërkohë që në anën tjetër deputeti aktual Zeqirija Ibrahimi nuk e bën të njejtën gjë.

"S'ka si të mos i gëzohesh lajmit që Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha u kthye aty ku përket, pranë familjes të tij. Kontributi i tij dhe sakrifica kombëtare është për respekt. Uroj që të gëzohesh në ngrohtësinë familjare Komandant", kështu ka shkruar Rexhepi në postimin e tij lidhur me kthimin e komandant Hoxhës në Shkup, ndërkohë që deputeti Ibrahimi shkruan: "Kthimi në shtëpi pranë familjes para së gjithash dhe mbi të gjitha është lumturi familjare. Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë ndjehemi mirë vetëm kur jemi pranë familjeve tona. Rrjedhimisht, ardhja e Hoxhës në shtëpi le të mbetet një kremte familjare, të cilën do ta respektojmë si të tillë", thekson mes tjerave Ibrahimi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 15:34  | T.E. | 17,189 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.