« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Hasani: Çlirimi i Shkupit përshpejtoi krijimin e shtetit shqiptarë, Prishtina: Shkupi më përforcon frymën Hasaniste
sheshi1_1.jpg

Shkup, 12 gusht - Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Hasani ka thënë se murali në Çarshinë e vjetër të Shkupit nuk është vetëm mural por është kompleks memorial Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“105 vjetori i çlirimit të Shkupit është një ngjarje e madhe në histografinë shqiptare sepse e përshpejtoi e rumbullaksimin e konceptit të krijimit të shtetit dhe ajo ide u rrumbullaksua me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë”, ka deklaruar kështu drejtori Hasani.

Sipas tij, Shkupi këtë datë po e pret me dinjitet të lartë.

”Sa i përket kësaj date Shkupi e pret me një ngjarje, koncept të jashtëzakonshëm sidomos me sgheshin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu i cili u inaugurua në vitin 2006 dhe pasuan edhe elementet tjera në ndërtimin e saj, gjegjësisht me zyrtarizimin e sheshit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, muralin që po e shohim pas meje i cili rrumbullakson gjithë historinë e shqiptarëve në Ballkan”, deklaroi mes tjerave drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Hasani.

Në Shkup është shënuar 105 vjetori i çlirimit të Shkupit të udhëhequr nga Hasan Prishtina së bashku me Isa Boletinin, Bajram Curin, Idriz Seferin dhe shumë burra tjerë.

“E shënojmë çlirimin e Shkupit për mua ka një barë të veçantë, njëkohësisht u bë edhe uinaugurimi i memorialit i cili përfshin në kronologji të gjitha periudhat historike duke filluar nga lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit, 28 Nëntori deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, kështu deklaron Mehmeti pasardhësi i Hasan Prishtinës.

Sipas Prishtinës, kjo datë është e veçantë për të.

“Për mua është një datë e veçantë për arsye se Shkupi gjithmonë më jep motivacion që ta përforcojë frymëzimin e frymës hasaniste që të vazhdon rruga e vitit 1912”, theksoi mes tjerave Prishtina. Ai shtoi se se ky memorial do t'u shërbejë edhe strukturave politike në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 16:04  | T.E. | 6,331 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.