Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
« Droga-vetvrasje » A u ofron dikush ndihmë, sa janë të diskriminuar, sa u ndihmojnë organizatat dhe qeve..
Opozita nga foltorja fletë për gjithçka, vetëm për Zvërlevskin JO!
Marko Zvrlevski by MIA 640_2.jpg

Shkup 12 gusht - Gjatë gjithë ditës, deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga foltorja e Kuvendit diskutonin për qeverinë, për zjarret, për pagat, për emigrantët. Ata diskutonin për gjithçka, vetëm për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvrllevskin – jo.

Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE u shpreh se LSDM me këtë debat dëshiron ta defokusjë publikun nga sukseset e mëdha në thonjëza, sepse – siç tha –  për 70 ditë, ata nuk kanë bërë asgjë. “Sipas Kodit zgjedhor, ky diskutim duhet të ndërpritet dhe të vazhdojë më 15 tetor. Megjithatë, për ta, është e rëndësishme të flitet për gjithçka, por jo edhe për problemet, të cilat ata nuk janë të aftë t’i zgjidhin, si për shembull shuarja e zjarreve”, tha Zoran Ilioski, nga VMRO-DPMNE.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev prej fillimit potencoi se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në këtë diskutim – siç e quajti – të pakuptimtë. “Nuk mund që ju kolegë nga VMRO-DPMNE të na tërhiqni të marrim pjesë në këtë diskutim të pakuptimtë. Edhe e harxhojmë kohën tonë, edhe i harxhojmë paratë e qytetarëve, edhe nuk ka kurrfarë efekti”, u shpreh Tomisllav Tuntev, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

Tuntev shtoi se, që të zbatohen reformat që i pret Bashkimi Evropian por edhe qytetarët e Maqedonisë, nevojitet efikasitet në punë, duke filluar nga gjyqësori dhe për këtë arsye  duhet të shkarkohet prokurori publik Marko Zvërllevski. Lidhja Demokratike e Maqedonisë deklaroi sot se VMRO-DPMNE po bën bllokadë klasike të reformave, duke filluar me obstruksionet për konstituimin e Kuvendit, më pas me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, me pengimin e ndryshimeve kadrovike në Prokurorinë Publike si dhe me pengimin e reformave të sistemit gjyqësor.

“Këto bllokada nënkuptojnë edhe pengimin e proceseve euroatlantike dhe zbatimin e rekomandimeve të Pribes për reforma në shërbimet sekrete, në media dhe në gjyqësor”, nga LDM. Vërejtjet kryesore të organizatave ndërkombëtare, të përfshira në zgjidhjen e krizës politike në vend, sugjerojnë se prioritare janë reformat në sistemin gjyqësor të Maqedonisë. Partia në pushtet LSDM konsideron se çlirimi i gjykatave nga ndikimi politik duhet të fillojë me shkarkimin e prokurorit shtetëror.(TV21)

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 19:10  | B.M. | 2,714 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Digjet Parlamenti
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.