Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
« Droga-vetvrasje » A u ofron dikush ndihmë, sa janë të diskriminuar, sa u ndihmojnë organizatat dhe qeve..
Papunësia sfidë, arsye e largimit të të rinjve nga Maqedonia
aerodrom-6 jpg.jpg

Shkup, 12 gusht - Varësisht nga problemet që ekzistojnë në rajone të ndryshme të botës, prioritetet e të rinjve në botë janë kryesisht ndërtimi i paqes, stabilitetit, barazisë, standardeve demokratike, gjegjësisht ndërtimi i një bote më të mirë. Rinia Liberale Demokratike vendosi që me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve t’i adresojë problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet gjenerata e tyre në Maqedoni: arsimi jocilësor, Ligji – siç e cilësojnë – kontrovers për të rinjtë, largimi masiv i të rinjve jashtë vendit dhe problemi më kryesor – shkalla e lartë e papunësisë.

“Problemi i parë me të cilin ndeshen të sapodiplomuarit është mungesa e përvojës së punës, sepse të gjitha kompanitë kërkojnë punëtor me përvojë pune, ndërsa të rinjtë, këtë nuk kanë nga ta fitojnë. Prandaj një pjesë e madhe e tyre vendosin të ikin nga vendi, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Kjo është mjaft shqetësuese sepse do të ngelim një vend me popullsi, gjegjësisht demografi të plakur”, u shpreh Monika Zajkova, Sekretare Ndërkombëtare e RLD.

Në përpjekje për të biseduar për këto probleme me të rinjtë e qytetit të Shkupit, hasëm në ndjenjë dëshpërimi të dukshëm.

Ata më të rriturit ndërkaq, konsiderojnë se më së miri është që të rinjtë të përpiqen të gjejnë punë këtu në Maqedoni.

Nëse përpiqen vetë, do të kenë një të ardhme të mirë, nëse jo, do të ikin nga këtu. Ka prej atyre që ikin, por edhe prej atyre që qëndrojnë. Disa, punë mund të gjejnë edhe këtu… në politikë, apo diku tjetër… kush si të gjendet.

Sipas analizave të Bankës Botërore, prej pavarësisë së Maqedonisë e deri në vitin 2010, nga Maqedonia janë larguar rreth 230 mijë persona, ose rreth 11% e popullsisë së përgjithshme. Por shqetësuese janë disa hulumtime, sipas të cilave, gjysma e të rinjve nga Maqedonia dëshirojnë ta braktisin vendin, në kërkim të një arsimi më cilësor, të mundësive më të mira për karrierë dhe të standardit më të mirë të jetesës në vendet e Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.08.2017, 19:22  | D.J. | 1,786 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Digjet Parlamenti
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.