Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
Hebrenjtë dhe muslimanët në SHBA dënojnë protestat raciste
thumbs_b_c_90e5adeb79579a5cf1a3f7d924556494.jpg

Organizatat hebrenje dhe muslimane në SHBA dënuan fuqishëm protestën në Virginia kundër afroamerikanëve nga organizata të shumta “raciste” duke filluar nga organizata “supremaciste të bardhë” Ku Klux Klan (KKK) dhe të anëtarit të grupit neoazist, raporton Anadolu Agency (AA).

Kongresi Botëror Hebraik (WJC) dhe Këshilli për Marrëdhëniet Islame në Amerikë (CAIR) reaguan ashpër ndaj dhunës në qytetin Charlottesville të rajonit Virgina.

Kryetari i WJC Ronald S. Lauder në një deklaratë me shkrim njoftoi se dënon ashpër protestën e dhunshme neo-naziste në Charlottesville.

Është e trishtueshme përhapja e kësaj urrejtjeje”

Ai tha se Kongresi Botëror hebraik dënon fuqishëm dhunën e pabesueshme neonaziste në Charlottesville. "Lutjet tona janë me viktimat e dhunës dhe familjarët e tyre”, tha Lauder.

“Është shumë e trishtueshme dhe e rëndë përhapja e kësaj urrejtje dhe fanatizmit në një pjesë të këtij shteti. Dhuna e tillë dhe jotoleranca nuk ka asnjë vend në shoqërinë tonë demokratike. Ne duhet të jemi vigjilent dhe të bashkuar për t’i kundërshtuar pretendimet e tilla”, thekson Lauder.

Edhe organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave civile muslimane në SHBA, CAIR në një deklaratë tha se “CAIR dënon sulmin e hapur terrorist kundër protestuesve të supremacistëve të bardhë, neonazistëve, KKK-së dhe racistëve të tjerë ndaj kundërshtuesve të protestës së tyre”.

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin Charlottesville pasi grupet raciste i kanë shtypur me automjet. 

Një helikopter i policisë i cili ishte duke ndjekur protestat nga larg vendit të ngjarjes, u rrëzua në një fushë të golfit, ku si pasojë humbën jetën dy pjesëtarë të policisë.

Në protestën e grupeve raciste pas planit për heqjen e statujës së komandantit të ushtrisë së konfederatës së qytetit Charlottesville, Gjeneral Robert E. Lee, erdh deri tek përleshjet mes kundërshtuesve të protestës, ku pas incidenteve u shpall gjendje e jashtëzakonshme në rajon.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 10:42  | T.E. | 558 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.