« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
FOL.mk: “Vlon” në Gostivar, edhe një kandidaturë e re sfidon Nevzat Bejtën
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
Destani inkurajon ekipin para ndeshjeve me Milanin
ld-web-13082017.jpg

Tetovë, 13 gusht - Ecuria pozitive e Shkëndijës në eliminatoret e UEFA Europa League dhe starti i suksesshëm i sezonit të ri në LPFM kanë lënë të kënaqur z. Lazim Destani, i cili këtë e ka shprehur publikisht përmes një postimi në profilin e tij në facebook. Z. Destani vlerëson arritjen e ekipit në fazën e play offit të Europa Leagues për të dytin vit me rradhë dhe paraqitjen bindëse kundër Vardarit në kampionat, ndërsa inkurajon ekipin para përballjeve me Milanin.

“Shkëndija sfidon Milan-in në ‘San Siro’

Ju jeni Shkëndija e pritjeve dhe dëshirave të tifozëve, Ballistëve dhe gjithë adhuruesve të skuadrës kuqezi. Ju jeni skuadra e lojës së bukur dhe e fitoreve të njëpasnjëshme. Unë gëzohem nga këto suksese të skuadrës kuqezi por gëzimi im bëhet akoma më i madh kur i shikoj të kënaqen gjithë ata tifozë e adhurues të Shkëndijës, anembanë trojeve tona.

Shkëndija dje në ndeshjen me Vardarin në Tetovë, na bëri krenarë duke e nisur me fitore sezonin e ri. Me këtë rast, uroj të na shkojë mbarë dhe paçim suksese në këtë sezon.

Meqenëse jemi para ndeshjes sonë historike me gjigantin e futbollit europian Milan-in, unë dua t’ju përgëzoj për sukseset në Europa Ligë ku ju arritët ta bëni realitet synimin dhe premtimin tonë për ta parë Shkëndijën në skenën europiane.

Me datën 17 të këtij muaji, do t’i përjetojmë fjalët e bukura, fjalët që i drejtohen Shkëndijës dhe gjithë tifozëve, – Mirëse Vini në ‘San Siro’!

Jam i bindur se në përballjen me Milan-in, ju lojtarët do ta jepni më të mirën. Me vet këtë përballje, krenarinë dhe dinjitetin tashmë na e keni sjellë, ndërsa shpresoj dhe uroj, nga Milano të ktheheni kryelartë e me rezultat të mirë!

Ju priftë e mbara!”

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1443533122348780&id=205624756139629

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 17:32  | B.M. | 2,817 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
Thaçi në Tetovë: Situata e shqiptarëve në Maqedonisë do të ndryshojë kur PDSH-ja do të vij në pushtet
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.