Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« KE » 17 shtete kanë marrë vezë të kontaminuara, Maqedonia nuk bën pjesë në listë
Komisioni Evropian_0.jpg

Bruksel, 13 gusht - 15 shtetesh të BE-së, plus Zvicrën dhe Hong Kongun, kanë marrë vezë të kontaminuara nga një insekticid i dëmshëm për shëndetin e njeriut, njoftoi Komisioni Evropjan.

Vendet e BE-së të prekura nga skandali janë Belgjika, Holanda, Gjermania, Franca, Suedia, Britania, Austria, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Danimarka.

Një zëdhënës në Bruksel tha se, situata është në zhvillim e sipër dhe një hetim kriminal vazhdon, me dy persona të arrestuar të enjten për mashtrim, pas një serie aksionesh në Belgjikë dhe Holandë. Produktet në supermarketet britanike janë tërhequr tashmë, pasi u zbulua se pretendimi për 21 mijë vezë të kontaminuara në tregje nuk ishte i vërtetë, pasi zyrtarët konfirmuan se bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë të tilla. Pas arrestimit të dy drejtorëve të kompanisë holandeze, “Chickfriend”, që besohet se ka ofruar insekticidin e ndaluar për fermerët, një person i tretë i është nënshtruar kontrolleve dhe marrjes në pyetje të hetuesve holandezë.

Javën e shkuar u bë e ditur nga ministri belg i Bujqësisë se, që në nëntor, autoritetet holandeze kishin marrë informacione për insekticidin që po përdorej në mënyrë të jashtëligjshme në fermat e vendit. Informacioni nuk iu ishte përcjellë vendeve të tjera, ndërkohë që Maqedonia nuk bën pjesë në listën e shteteve që kanë pranuar vezë të kontaminuara.

Holanda është justifikuar duke thënë se, fillimisht hetimi ishte orientuar te mashtrimi dhe nuk kishte marrë parasysh rreziqet shëndetësore. Kur shkalla e kontaminimit u bë e ditur, 180 ferma në Holandë u detyruan të mbylleshin.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 19:05  | T.E. | 1,149 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.