Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
Paragjykimet e akademik Qullavkova për ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe!
izet_1.jpg

Shkup, 13 gusht - Propozim ligji për avancimin dhe përdorimin e gjuhëve që e kaloi javë më parë Qeveria e Maqedonisë ka vënë në lëvizje edhe anëtarë të akademisë së arteve dhe shkencave të vendit të cilët po e komentojnë në mënyra të ndryshme këtë propozim ligj i cili avancon edhe gjuhën shqipe në nivel qendrorë të institucioneve shtetërore, transmeton Zhurnal.mk

Në shkrimin e tij të rradhës, akademik Izet Zeqiri ka reaguar ndaj shkrimit të akademikes Qullavkova e cila aty artikullon qëndrime të pabaza ndaj ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

"Akademik Qullavkova në shkrimin e saj në gazetën Fokus ndaj ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe paraqet qëndrime të pabazuara, një mënyrë të mendimit të ngurtë të sajë dhe shumë negative ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në shumë sfera duke e paraqituar ate edhe si rezik potecial për gjuhën Maqedone edhe për identitetin e shtetit që është një e pavërtetë. Mendoj se qëndrimet e saja paraqesin paragjykime që nuk përshtaten me modelin e trajtimit të barabartë dhe pa diskrimin të qytetarëve në Repubilkës së Maqedonisë dhe si të tilla duhet të injorohen nga propozuesit e ligjit dhe institucionet shkencore dhe akademike të cilave ju bëhet apel si që është ASHAM dhe institucionet tjera. Asgje nuk do të prodhon miratimi i këtij ligji as në rrezikimin e gjuhës Maqedone as edhe në ndryshimin e identitetit ndërkombëtarë të Maqedonisë si që pretendon Akademik Qullavkova", shkruan mes tjerave në qëndrimin e tij, akademik Zeqiri.

Sipas akademik Izet Zeqiri, secila gjuhë ka historinë e saj që është e lidhur me historinë e popullit që kanë folur në të kaluarën dhe jetojnë në ato troje të parët dhe kjo gjë nuk mund të kontestohet.

"Mendoj se qëndrimet afirmative të intelektualëve për rregullimin barazisë gjuhësorë dhe për fillimin e mësimit të gjuhës së ndërsjelltë do të forcon bashkëjetësën dhe kohezionin ndërnacional dhe do të rritë përspektivën zhivillimore në Maqedonisë e jo qëndrimet që hedhin dyshimeve dhe alarmojnë për reziqeve të pa bazuara lidhur me këtë propozim ligjë. Çdo gjuhë ka historinë e saj, që është e lidhur ngushtë me historinë e popullit që e ka folur atë gjuhë në të kaluarën dhe tani në ato troje ku ka jetuar dhe kjo gjë nuk mundet të kontestohet. Zgjidhja e statusit të gjuhës shqipe dhe e përdorimit zyrtar është i domosdoshëm të bëhet në përputhje me realitetin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonise edhe në harmoni me Amendamentit V, pika 1, të përfshira në ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, si rezultat i Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe obligimeve që dolën prej, saj që korigjoj përdorimin diskriminues të gjuhës sipas Kushtetutës së vitit 1991. Une besoj se Gjuha shqipe dhe alfabeti i saj me këto ndryshime ligjore që propozohen tani dhe që do të bëhen në të ardhmen për barazi të plotë gjuhësore, do të përdoret në Republikës së Maqedonisë si gjuhë e dytë zyrtare, e jo si gjuhë përkthimi, vetëm në formën e shkruar të saj në dokumente", vlerëson mes tjerave akademik Ozet Zeqiri në shkrimin e tij të fundit në të cilin reagon pas deklaratave të akademikes Qullavkova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.08.2017, 09:39  | T.E. | 3,197 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
“Благодарам Били”
"1 foto sa 1000 fjalë" për Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.