« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Gjuha shqipe – domosdoshmëri për ruajtjen e identitetit kombëtarë të shqiptarëve të Maqedonisë

Politizimi i gjuhës shpërfaqet si një proces paralel me lindjen e lëvizjeve nacionaliste dhe si fenomen socio-politik rastiset vetëm në kohërat moderne. Me lindjen e shtetit-komb, gjuhës, përveç funksionit komunikativ dhe social i atribuohet edhe funksioni politik. Para së gjithash gjuha është një simbol, pra, ajo paraqet simbolin e identitetit të përbashkët në imagjimin e kombit. Është simbol i vetëdijes së të qenurit “Ne”. Dhe për të formësuar këtë vetëdije, shteti-komb gjithmonë ka nevojë për një unitet gjuhësor ndërmjet pjesëtarëve, në të kundërtën, pra në momentin që kemi partikularizim dhe fragmentim në rrafshin gjuhësor nuk mundë të flasim për identitet kombëtar të përbashkët për të gjithë pjesëtarët, aq më pak për shtetin-komb.

Shkruan: Murat M. Aliu

Nacionalizmi me qëllim të formësimit të hapësirës publike, gjithmonë gjuhën e ka përdorur si një instrument intervenues dhe në këtë kuptim gjuha na paraqitet si një element politik. Në imagjinimin e kombit, gjuha nga njëra anë është përdorur si një indikatorë për identitetin e përbashkët, ndërsa nga ana tjetër si një instrument i përshtatshëm për transformimin e popullit-pjesë e shtetit-komb, në situata kur kjo imagjinatë po aplikohet në praktikën politike.

Në formimin e identitetit kombëtar rolin të cilën e luan gjuha ndikojnë disa faktorë. Dhe, përderisa në disa shoqëri roli i gjuhës në formësimin e identitetit kombëtarë është tejet i madh, në disa të tjera ndodh e kundërta. Raporti i gjuhës kundrejt ideologjisë nacionaliste tregon variacion varësisht nga modelet e kombit dominant. Anthony Smith këto modele i emërton si modeli civil dhe modeli etnik. Modeli civil i kombit është karakteristik për shoqëritë perëndimorë dhe ky model bazohet në shtetësinë/qytetarinë e pjesëtarëve të tij. Ndërsa modeli etnik është karakteristik për shoqëritë jashtë perëndimore. Modeli civil bazohet në territorin e përbashkët historik, barazinë politiko-juridike të pjesëtarëve, kulturën e përbashkët qytetare dhe në ideologjinë e përbashkët. Ndërsa modeli etnik thekson prejardhjen e përbashkët të pjesëtarëve, gjenealogjinë, gjuhët lokale, traditat, doket, zakonet etj. Modeli etnik më së miri shpërfaqet në nacionalizmin gjerman , ndërsa modeli civil në SHBA, Belgjik dhe  Zvicër.

Lidhshmëria ontologjike në mes gjuhës dhe identitetit në Evropë është ndërtuar në periudhën e Renesancës. Në këtë periudhë shumë mendimtar dhe filozofë në shkrimet e tyre gjuhën latine e kanë zëvendësuar më gjuhët kombëtare. Benedict Anderson këtë situatë e emërton si “printkapitalizm”. Ndërsa koncepti i gjuhës kombëtare është zhvilluar si rezultat i rrymës Romantike përgjatë shekullit XIX. Sipas kësaj lëvizje të cilës i prinë filozofët gjerman  Herder dhe Fichte, gjuha përbën elementin më të rëndësishëm të një kombi. Ndërsa për lëvizjet nacionaliste të cilët lindët kryesisht në fillim të shek. XIX gjuha përbënte materialin substancial për konsumim politik.

Pse Duhet Zyrtarizuar Gjuha Shqipe në Maqedoni?

Para se të shtjellojmë nevojën për zyrtarizimin dhe institucionalizimin e gjuhës Shqipe në Maqedoni, më duhet të bëj një lidhshmëri ndërmjet teorive të lartpërmendura mbi gjuhën dhe identitetin dhe nacionalizmit shqiptarë. Në këtë kontekst duhet theksuar se shqiptarizmi si ideologji apo nacionalizmi shqiptar bën pjesë në modelin etnik dhe gjuha (shqipe) përbën komponentën kryesore të nacionalizmit dhe identitetit kombëtarë shqiptarë. Nga këtu kuptojmë se ekziston një lidhshmëri ontologjike ndërmjet gjuhës shqipe dhe vazhdimësisë ose ruajtjes së identitetit kombëtarë shqiptarë.

Me që gjuha shqipe përbën elementin më substancial të  identitetit kombëtarë shqiptarë, rruga për të siguruar vazhdimësinë e këtij identiteti dhe për t’u ngritur në nivelin e një populli-subjekt politik, kalon përmes zyrtarizimit dhe institucionalizimit të saj. Sepse nëse vërtetë shqiptarët dëshirojnë të jenë subjekt i plot politik në Maqedoni, atëherë, jetësimi i komponentëve substancial të identitetit tone vetëm në nivel kulturorë siç ndodh tani, dhe tendencat shpërfillëse që këta komponenta të integrohen në sistemin politik të vendit  do të thotë desubjektivizim politik, i cili më pas mbartë potencial për asimilim kulturor. Ose thënë ndryshe me fjalë të Heideggerit, “asimilimi politik dhe kulturor i një populli është i barabartë më vdekjen fizike të tij”.

***

Ligji për gjuhën shqipe i propozuar nga qeveria e Maqedonisë, padyshim se është i orientuar progresisvisht në kuptimin se avancon atë në disa nivele institucionale. Por, për hir të së vërtetës duhet pranuar se me këtë ligj, as për së afërmi nuk zyrtarizohet gjuha shqipe. Argumentet të shpërfaqura me të cilët mbrohet ideja se me këtë ligj zyrtarizohet gjuha shqipe në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë i janë të mangëta për dy arsye. E para, me këtë ligj, shqiptarëve të Maqedonisë, iu mohohet tërësia politike si kolektiv, sepse me këtë ligj shqiptarët llogariten si një popull i pjesshëm nëpërmjet numrave dhe përqindjeve të ndryshme dhe në këtë mënyrë kemi logjikën partikulare dhe fragmentare në përdorimin e shqipes. Përdorimi i gjuhës shqipe në komunat ky shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë në mënyrë indirekte do të thotë , se ju (shqiptarët) akoma në këtë shtet paraqitni një entitet numrash dhe asgjë tjetër.  Dhe në këtë mënyrë iu mohohet suvjektiviteti politik si tërësi apo kolektivitet. Arsyeja e dytë ka të bëj me aspektin normativ dhe mbrojtjen e të drejtave individuale të çdo qytetari shqiptarë në Maqedoni. Pra, edhe në këtë drejtim ky ligj është diskriminues, sepse nuk mban llogari njësoj për të drejtat individuale të çdo shqiptari në Maqedoni. Pse një shqiptarë i Ohrit ose Manastirit, aty ky shqiptarët nuk përbëjnë mbi 20% të popullsisë së përgjithshme të jetë i privuar nga një e drejt elementare dhe themelore të tij siç është e drejta e komunikimit zyrtarë në gjuhën amtare? Ose a do të thotë kjo që një shqiptarë i Tetovës apo Gostivarit është më i priviligjuar juridikisht dhe institucionalisht se sa një shqiptarë i Ohrit apo ndonjë vendi tjetër ku shqiptarët nuk janë mbi 20%? Nga këtu shihet se ky ligj në esencë është përjashtues për një pjesë e madhe të shqiptarëve të cilët jetojnë në territorin e Maqedonisë dhe si i tillë i mungon inkluziviteti juridik.

Shpërndarja e drejtësisë selektive dhe koncepti selektiv i shtetit, Maqedoninë nuk e shpjen drejt një të ardhme të ndritshme dhe të përbashkët. Jo vetëm tani, historikisht hegjemonia nacionale maqedonase mbi këtë shtet, ka paraqitur shkakun kryesorë, për ngecjen e proceseve demokratike dhe integruese, por jo vetëm kaç, kjo hegjemoni ka ndikuar në ngritjen e ngadalshme edhe të ekonomisë së vendit, ku si pasojë sot, Maqedonia është ndoshta shteti më i varfër në Evropë. Një shtet dhe shoqëri heterogjene në kuptimin e vlerave etnike, fetare dhe kulturore, por i cili politikisht është i ndërtuar mbi mendësinë përjashtuese dhe hegjemoniste të etnitetit dominant është i destinuar të dështoj në të gjithë drejtimet e tij. Rrjedhimisht përderisa shqiptarët e Maqedonisë  nuk e marrën hisen e tyre në këtë shtet, Maqedonia gjithmonë do të ngelet shteti më me pa perspektivë në Evropë, por jo vetëm kaç, ky do të jetë një shtet me potencial të madh për tu zhbërë totalisht. Sepse anatgonizmat ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve gjithmonë do të pushtojnë debatin publik, rrjedhimisht edhe hapësirën publike.

 14.08.2017, 13:29  | Xh.I. | 2,036 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.