« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
« Zhurnal mëson » Tre kandidatët e përfolur nga Lëvizja Besa për komunën e Çairit
besa-ppd_1.jpg

Shkup, 15 gusht - Gara për kandidaturat për zgjedhjet lokale ka nisur gati në secilën parti, ndërkohë që kanë edhe brenda tyre janë shfaqur rivalitet mes disa kandidatëve kështu që partitë pritet që deri në momentin e fundit të kalkulojnë mes disa kandidatëve e jo të dalin që në fillim me një të vetëm, transmeton Zhurnal.mk

Lëvizja Besa në komunën e Çairit pritet të zhvillojë garën më të fuqishme si një nga bastionet të cilin dëshiron ta bëj për vete dhe t'ia merr BDI-së pasiqë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare doli si partia e parë në këtë komunë duke thyer kështu një tabu që kishte ekzistuar për vite me rradhë.

Bekim Sali, Kastriot Rexhepi dhe Skender Rexhepi -Zejdi janë tre kandidaturat të cilat përflitet se Lëvizja Besa po kalkulon për të dalë në garë për kreun e komunës së Çairit, e me këtë dëshiron të bëj për vete një pjesë të madhe të elektoratit.

Bekim Sali është një kandidaturë e freskët e aderuar në këtë parti pasiqë ai për vite me rradhë ka qenë pjesë e BDI-së e madje ka pasur edhe funksione si pjesë e kësaj partie, ndërkohë që tash dëshiron të bëhet pjesë e garës komunale në kuadër të Lëvizjes Besa nga dega e Çairit.

Skender Rexhepi - Zejd gjithashtu është një kuadër që del nga kryesia qendrore e Lëvizjes Besa dhe flitet se është favorit për këtë kandidaturë ndërkohë që fjalën finale do e ketë sigurisht kryesia qendrore që do vendos se me kë do garojë.

Si një tjetër favorit flitet se është dhe Kastriot Rexhepi i cili poashtu thuhet se është më i kapshëm për opinionin e gjerë dhe kandidatura e tij do të rezikonte jashtë mase edhe partitë tjera, mirëpo akoma nuk është asgjë definitive pasiqë partitë kanë edhe pak kohë deri në zyrtarizimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.08.2017, 21:32  | T.E. | 13,212 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.