« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t`i publikojnë kandidatët për kryekomunarë
BESA-RPDSH_3.jpg

Shkup, 16 gusht - Nga tani po përfliten shumë emra kandidatësh për kryetar komunash në zgjedhjet e 15 tetorit, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga partitë politike. Nga partitë informojnë se gjithë emrat që përfliten deri më tani, janë spekulime dhe ende nuk ka asgjë zyrtare.
 
Nga Lëvizja BESA për Zhurnal kanë deklaruar se janë në konsultim me këshillat vendor dhe lokal për emrat e mundshëm për kryetar komunash. Faton Fazliu nga kjo Lëvizje, shprehet se opinioni do të jetë i njoftuar me kohë edhe për kandidatët e mundshëm por edhe me ekspertët të cilët do t’i qëndrojnë prapa kryetarit të komunës gjatë asaj fushate.

“Lëvizja Besa është në konsultim me të gjithë strukturat e saj, këshillat vendor dhe lokal gjithandej Maqedonisë për emra të mundshëm për kryetar komunash. Deri tani nuk kemi ndonjë emër konkret, por opinioni do të jetë i njoftuar me kohë edhe për kandidatët e mundshëm por edhe me ekspertët të cilët do t’i qëndrojnë prapa kryetarit të komunës gjatë asaj fushate”, ka deklaruar për Zhurnal, shefi i kabintetit të Kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.

Ndërkaq edhe nga LR-PDSH nuk precizojnë se kur do ti publikojnë emrat final të kandidatëve për kryetar komunash që do të garojnë në zgjedhjet e 15 tetorit.

Nënkryetari i kësaj partie Agon Ferati për Zhurnal ka deklaruar se procesi i analizave të brendshme të kandidaturave është në vijim dhe se nuk e përjashton mundësinë që koha e paraparë për përzgjedhjen e kandidatëve të shfrytëzohet deri në fund.

“Emrat e kandidatëve që përfliten nëpër media të ndryshme janë në suaza të spekulimeve mediatike, fenomen që është bërë shprehi përpara çdo cikli zgjedhor. Konkretisht, procesi i analizave të brendshme të kandidaturave është në vijim, ndërsa bazuar në rregullat demokratike dhe statutare, fjalën e fundit do ta kenë kuvendet e degëve përkatëse. Nuk përjashtohet mundësia që koha e paraparë për përzgjedhjen e kandidatëve të shfrytëzohet deri në fund”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i LR-PDSH-së, Agon Ferati.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.08.2017, 13:01  | Xh.I. | 6,636 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.