« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
dwsdq.jpg

Shkup, 16 gusht - Maqedonia siç duket ka një krizë të vazhdueshme nga aspekti ligjor, ka një luftë të ashpër në mes pozitës dhe opozitës. Përplasja më e re është rreth shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm publik, shkruan Zhurnal.

Parlamenti si duket po kthehet në një arenë përballjesh në mes partive politike maqedonase, që në aspekti politik është një zvatje e proceseve politike në Maqedoni.

Replikat dhe kundër-replikat e pafundme të VMRO-DPMNE-së, në seancën konstituive prodhuan dhunën që u ushtrua në Kuvend më 27 prill të këtij viti, tash siç duket po përsëritet e njëjta gjë.

Në lidhje me këtë, enkas për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani, thotë se me këtë praktikë të mirëkoordinuar, VMRO-DPMNE-ja vetëm dëshiron që ta zgjasë sa të mundet shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, kurse eskalim të situatës, siç ndodhi më 27 prill, paraqet një utopi, pasi edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja ekanë të qartë se  funksionimi i punës së Kuvendit duhet të zhvillohet në bazë të parimeve demokratike, ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

"Replikat dhe kundër-replikat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së tashmë janë një praktikë e vazhdueshme ku përmes një strategjie të mirëkoordinuar ndërmjet veti përpiqen të krijojnë shprazëtirë me karakter bllokues të punës së Kuvendit, duke pamundësuar shkarkimin e Kryeprokurorit publik, Marko Zvërlevski. Sipas kësaj që rrjedh nuk mendoj se do të krijohet një krizë e re politike, pasi shkarkimi i kryeprokurorit publik do të bëhet, madje këtë e dinë edhe deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, mirëpo është vetëm çështje kohe. Përsëritja e 27 prillit në Kuvend është një rast tashmë utopik dhe krejt i papërsëritshëm në praktikë, dhe se funksionimi i punës së Kuvendit duhet të zhvillohet në bazë të parimeve demokratike, ligjeve dhe kushtetutës së vendit.", thotë për Zhurnal, shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani.

Ndërkaq politikologia, Salihe Salihu, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, thotë se debati ndërpartiak duhet të zhvillohet i bazuar në argumente e në parime të demokracisë e jo siç po ndodh në shtetet post komuniste me shpifje e keqtrajtime dhe devijime nga forma e debateve, në të kundërtën ky avaz, siç ndodh në Kuvendin e Maqedonisë është humbje kohe dhe ngritje të tensioneve që në shumë raste ka pasur edhe pasoja të paparashikueshme.

"Në një shoqëri me sistem demokratik në mënyrë implicite është edhe debati ndërpartiak. Mirëpo debati ndërpartiak duhet të zhvillohet i bazuar në argumente e në parime të demokracisë e jo siç po ndodh në shtetet post komuniste me shpifje e keqtrajtime dhe devijime nga forma e debateve. Në fakt debatet më shumë janë shëndërruar në përleshje orale se sa në sjellje konstruktive. Replikat dhe kundë-replikat duhet të jenë me një produkt final që dmth., nxjerrjen në dritë të vërtetës dhe arritjen e një konsensusi për të kontribuar në të mirë të çështjes dhe pyetjeve që parashtrohen. Përndryshe vazhdimi i avazit të vjetër është humbje e kohës për të gjithë por edhe nxitje e tensioneve të cilat janë gjithëherë të paparashikueshme. Në të mirë të partive e të qytetarëve është debati i korrnizuar me elemente demokratike dhe zbatueshmëri konform këtyre elementeve. Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se qeverisja e debatit në formë demokratike është abc e vetë kultivimit të demokracisë. Andaj debat vetëm me rrjedhë të frymës demokratike mund të jetë i pranueshëm dhe i arsyetueshëm nga të gjithë.", thotë politikologia, Salihe Salihu.

Tashmë një kohë të gjatë në Kuvendin e Maqedonisë po diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, kurse VMRO-DPMNE ka dorëzuar gjashtë interpelanca për Ministrat e Qeverisë së re, të cilat duhet të futen poashtu në diskutim në Kuvendin e Maqedonisë. Derisa nga ana tjetër Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili ka kaluar në Qeveri, ende pret radhë që të futet në rend dite në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.08.2017, 14:30  | A.SH | 2,774 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.