Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Antikorrupsioni nuk mund ta parandaloj shkarkimin e Zvërlevskit, thotë Shasivari
Foto_31.jpg

Shkup, 16 gusht - Komisioni për Parandalimin e Korupsionit dje në mbledhjen e mbajtur të anëtarëve janë prononcuar ndaj kërkesës për mendim nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, nëse shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski është në kundërshtim me nenin 8-a nga Kodi Zgjedhor me çka pas shpalljes së zgjedhjeve ndalohet punësim apo shkarkim në institucionet shtetërore. Komisioni njëzëri vendosi se shkarkimi i një funksionari është në kundërshtim me ligjin.

Por, sa ka bazë ligjore ky vendimi i Komisioni për Parandalimin e Korupsionit, kësaj pyetje enkas për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal i është përgjigjur,profesori universitar i së drejtës kushtetuese dhe administrative, Dr. Jeton Shasivari, i cili thotë se një gjë e tillë, për të cilën thirret ky komision nuk ka bazë ligjore dhe nuk gjendet askund në Kodin zgjedhor, duke shtuar se tradicionalisht, që nga mëvetësimi i Maqedonisë, pas ndryshimt të pushtetit, është shkarkuar edhe kryeprokurori para skadimit të madatit të tij.

"Baza ligjore për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski nuk gjendet në Kodin zgjedhor, por në Ligjin për prokurorinë publike si ligj meritor që rregullon çështjen e shkarkimit të kryeprokurorit para skadimit të mandatit të tij, dhe shkarkimi eventual i tij nuk do ishte diç për t'u habitur, sepse tashmë tradicionalisht që nga pavarësimi i Maqedonisë, menjëherë sa është ndryshuar pushteti, i pari i prokurorisë së shtetit është shkarkuar nga Parlamenti për shkak të punës së tij jo profesionale dhe jo koshiente, sepse është konsideruar si "mall i mbetur" nga pushteti i kaluar. Në këtë drejtim, të gjithë kryeprokurorët e deritashëm, sapo është ndryshuar pushteti, janë shkarkuar para skadimit të mandatit gjashtëvjeçar me përjashtim të ish-kryeprokurorit Shvërgovski i cili e realizoi në tërësi mandatin e tij në vitet 2007-2013.", Prof. Dr. Jeton SHASIVARI, profesor i së drejtës kushtetuese dhe administrative.

Sipas tij, mbrojtja që po i jepet Zvërlevskit nga Antikorrupcioni, nuk do të mund që ta parandalojë shkarkimin e tij, pasi Kuvendi është organ përfaqësues dhe sovran juridik i qytetarëve të Maqedonisë.

"Andaj, në këtë aspekt, edhe mbrojtja që i jepet Zvërlevskit nga Komisioni për Antikorrupsion nuk do ta pengojë shkarkimin e tij, sepse Parlamenti është organ përfaqësues dhe sovran juridik i qytetarëve të Maqedonisë. Krejt ndryshe do të ishte kjo situatë, nëse për shkarkimin dhe zgjedhjen e kryeprokurorit do të nevojitej shumica prej dy të tretave të deputetëve, që do të nënkuptonte një legjitimitet më të lartë parlamentar dhe shoqëror për punën dhe besimin ndaj tij.", përfundon prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, Prof. Dr. Jeton SHASIVARI, profesor i së drejtës kushtetuese dhe administrative.

Përndryshe nëse i hedhim një sy nenit 8-a paragrafi 1, alinea 4 nga Kodi Zgjedhor (faqe 5), do të shohim se ky vendim i Komisionit për Parandalimin e Korupsionit nuk mban dhe nuk është i vërtetë.

Neni 8-а (1)

Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar komune ose anëtarë të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e këshillit komunal dhe qytetit të Shkupit nuk mund:

(4) të fillojë procedura për punësimin e personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punë në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara vendosen në pritje, përveç në rastin e çështjeve me urgjencë dhe të patjetërsueshme. 

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.08.2017, 17:00  | A.SH | 4,888 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.