« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
“Ana Tjetër”, një ekspozitë mbi regjimin komunist
anaa_1.jpg

“Ana Tjetër”, kështu titullohet ekspozita e hapur në ambjetet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita është një punë e 12 fotografëve holandezë, të cilët zgjedhin të bëhen bashkë për të sjellë në kujtesë me anë të artit të tyre fotografik mënyrën e jetesës në Shqipërinë komuniste dhe në ish-bllokut lindor komunist.

Kjo ekspozitë vjen me rastin e 28 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Drejtori, Doria Koci, foli rreth mënyrës se si lindi ideja për këtë ekspozitë.

Doria Koci: “Kjo ekspozitë ka në fakt rreth 11 muaj që mendohet për t’u pregatitur dhe për të ardhur në Shqipëri. Ka qenë një ide e kuratorit holandez Ad Nuis, i cili gjatë një vizitë që pati në Shqipëri patëm një kontakt së bashku dhe diskutuam gjerësisht për mundësinë e sjelljes së kësaj ekspozite që përfshinte rreth 60 foto të periudhës komuniste në Shqipëri”.

Ndërkohë ai tha se qëllimi kryesor i kësaj ekspozite është hapja e një dialogu me të shkuarën.

Doria Koci: “Në bashkëpunim me Ambasadën holandeze e cila e ka mbështetur fort këtë projekt dhe së bashku me miq të tjerë bëmë të mundur që të realizojmë dhe të sjellim këto foto për të qënë pranë publikut kryeqytetas dhe jo vetëm kryeqytetas, pasi Tirana vizitohet nga shumë e shumë turistë të huaj. Ekspozita do të jetë nga data 17 deri në datën 30 gusht dhe që sigurisht përveç se një ekspozitë e mirëfilltë fotografike duke përmbushur qëllimin dhe misionin e muzeut është për të hapur një fare dialogu me të shkuarën e cila është shumë e nevojshme për shoqërinë tonë”.

 

Kushdo që njeh sado pak regjimet totalitare e kupton fare mirë se ekspozita të tilla, të cilat vijnë përmes fotove të shkrepura nga artistë të cilët kanë jetuar në liri dhe shumë larg censurës, janë një ftesë për të njohur historinë ashtu si ka ndodhur në të vërtetë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.08.2017, 10:33  | L.E. | 402 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.