« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Në Mekë nuk u lejohet hyrja 120 mijë personave
auto_hyrja1503232690.jpg

Gjatë kontrollit në gjashtë pika të posaçme të vendosura afër Mekës, në Arabinë Saudite, në këtë qytet nuk është lejuar hyrja e 120.000 personave të cilët nuk kanë pasur leje për kryerjen e haxhit, raporton aa.

Drejtoria e forcave të sigurisë gjatë haxhit njoftoi se 120.000 të huaj me vendqëndrim në Arabinë Saudite, të cilët nuk kanë pasur leje për kryerjen e haxhit, tentuan të hyjnë në Mekë dhe të kryejnë haxhin, gjë që nuk u është lejuar dhe janë kthyer prapa.

Janë forcuar kontrollet e sigurisë në gjashtë pika, ndërsa në njoftimin theksohet se janë marrë edhe 61.600 automjete të cilat nuk kanë pasur leje që të hyjnë në rajonin ku kryhet haxhi.

Me qëllim të evitimit të rrëmujës dhe situatave tjera të ngjashme në periudhën e kryerjes së haxhit, Arabia Saudite nga haxhinjtë e ardhshëm nga jashtë vendit kërkon vizë të posaçme, ndërsa nga të huajt dhe banorët në këtë vend, kërkon leje të posaçme.

Në Arabinë Saudite jetojnë rreth dhjetë milionë të huaj, ndërsa ata që jetojnë në këtë vend çdo pesë vite mund të marrin leje për kryerjen e haxhit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.08.2017, 14:46  | T.E. | 1,102 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.