Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
30 makinave u shpohen gomat, ja kush është autori
policia-620x330-1_1488297459-1044613_1.jpg

Shkup, 20 gusht - Në orën 7 të mëngjesit janë shpërthyer me thikë gomat e mbi 30 makinave të parkuara në vende të ndryshme parkimi në lagjen Shkup-Veri të komunës së Butelit. Disa nga banorët kanë parë nga ballkonet personin që po shpërthente gomat dhe kanë tentuar ta largojnë, por për shkak të thikës që ka mbajtur në dorë nuk kanë arritur ta kapin të njëjtin. Kryerësi i veprës është i njohur thuajse për të gjithë banorët e kësaj pjese dhe për të njëjtin dyshohet se ka probleme psikike, thonë banorët e lagjes. Këta të fundit urgjentisht kërkojnë ti mirën masa ndaj tij nga institucionet përkatëse.

Ka qenë ora 7, ose 7 e 15 minuta. Fqiu jonë Refiku filloi të bërtas prej andej, unë prej në ballkon, i thamë mos i prek makinat, e pamë që po i shpërthen të gjitha gomat. Prej zorrit zbrita poshtë, na dhimbsej makina, mall e kemi. Ai aspak nuk mërzitej. Desha ta godas por u frikova..krejt i shkatërroi makinat, i shpërthej të gjitha gomat- tha një qytetar i dëmtuar.

Unë më bashkëshorten në mëngjes po pinim kafe,dëgjuam zhurmën e gomave dhe gruaja më thotë se dikush po i shpërthen gomat ndërsa unë i thashë që jo, kur u zgjat të shohë, ai prej makinës atje erdhi drejt makinës time dhe të tjerave që ishin këtu. Njeriun e pashë, kishte thikë në dorë, i them përse i shpërthen gomat, ai më thotë dikush më ka borxh, i thash shko mirru vesh me të e ai e drejtoj thikën nga unë dhe më tha shiko punën tënde. U largua dhe atje më poshtë sërish filloi ti shpërthej gomat- tha një dëshmitar oklular.

Pas tentativës për shkatërrimin e makinave, qytetarët shprehen të revoltuar për sigurinë që kanë në lagjen e tyre.

“Aspak nuk ndjehemi të sigurt, kemi fëmijë që bashkë me gratë dalin e shëtiten. Kur gomat i kanë pre atëherë mundet edhe fëmijët mi lëndu. Erdhën policia, morën shënime. Probleme kemi shumë, vijnë vjedhësit hyn nëpër banesa, marin çfarë dëshirojnë, policia i mer shënimet dhe në fund asgjë. Të nesërmen e njëjti vjedhës shkon tjetër kund

“Mundet me ndodhë edhe në fëmijë kjo, kur ka ndodhë me makinat mundet edhe me fëmijët. Këtu kalojnë fëmijë e të mëshuar. Ka kalu me thikë në dorë, me shpërthy goma por mundet të lëndoj edhe ndonjë fëmijë. Dy gomat e makinës i kam të shpërthyera. . Sikur po e shihni edhe vet tash i dërgojmë në riparim, me para prej xhepit tonë- shprehen banorët.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë të njoftuar me rastin në fjalë duke shtuar se po ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e të njëjtit. /Alsat-M

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.08.2017, 22:56  | T.E. | 3,420 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.