« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
hqdefault_11.jpg

Shkup, 21 gusht - Tërheqja e stafit diplomatik serb nga Shkupi ka qenë vendim i papritur. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat serbe, duke theksuar se vendimi do të sqarohet, ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë është informuar shkurt se stafi diplomatik është thirrur në Beograd për konsultime.

Ndërsa, doktori i shkencave poltike dhe marrdhënieve ndërkombëtare Sadri Ramabaja për Zhurnal.mk thotë se verifikimi i fakteve se bashkë me militantët e VMRO-DPMNE-së në Parlament, në sprovën për PUÇ më 27 prill,  ishte edhe zyrtari i BIA-s, Goran Zivaljevic, ndërkaq prapa këtij PUÇ-i që e pat shpënë Maqedonin në vdekje klinike, e sjell Serbin para një skandali diplomatik klsaik. 

"Serbia me këtë rast, duket hapur se për ta realizuar agjendën e vet politike në Maqedoni, mbajtjen në pushtet të VMRO-së, kishte hedhur në veprim gjithë arsenalin e vet të spiunazhit, duke mos çarë kokën fare për konventat ndërkombëtare që rregullojnë përkufizimin e veprimit të diplomaëtve - konkretisht Konventën e Vjenës dhe Protokollin diplomatik. Por, kjo tërheqje e diplomatëve serb nga Shkupi nuk është e rastësishme pikërisht në këtë kohë dhe moment. Maqedonia është vendi më i vogël në Ballkan, megjithatë ajo ka kohë që është shndërruar në pikën më nevralgjike të përballjeve me karakter gjeostrategjik", thekson Ramabaja për Zhurnal.mk

Sipas tij, në Maqedoni tashmë është  stacionuar numri më i madhë i diplomatëve amerikan në rajon. Ofenziva serbe, duket e koordinuar me atë ruse, që dështoi në puçin e sprovuar në Podgoricë dhe në Shkup këtë vit, është sinjali më i qartë i një rifillimi ët një Lufte të Ftohtë edhe në këtë pjesë të Evropës me Perendimit dhe Rusisë. 

"Fatkeqësia ëshët se Beogradi tutje shërben si trampolinë e interesave ruse në Ballkan. Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia është një përpjekje dëshpruese për t' i ikur përballjes me realitetin që do ta shpërfaqte Gjykata tashmë i pakontrollueshëm dot nga VMRO.  Sidoqoftë, tërheqja e diplomatëve mund të mirret edhe si një pranim publik i disfatës nga ana e Beogradit", nënvizon Ramabaja.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.08.2017, 11:53  | D.J. | 10,104 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për investime kapitale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.