« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Fëmijës së lënduar në aksidentin rrugor i është kryer intervenim kirurgjikal
femijaa.jpg

Shkup, 21 gusht- Fëmijës nëntëvjeçar i cili u lëndua në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Shkup-Veles, në Klinikën për kirurgji të fëmijëve i është bërë operacion dora, dhe jo amputim, informojnë nga ky institucion shëndetësor. 

Pas interveniit të bërë në dorën e fëmijës, i cili ka pasur thyerje të bërrylit, i është vendosur një fiksues i jashtëm dhe ai është në gjendje të mirë të përgjithshme. 

Sipas informacioneve të deritanishme nga kompetentët, një grua humbi jetën,  ndërsa 27 të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor ku një autobus me targa  të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.

Prokuroria Themelore Publike në Veles sot kumtoi se punon në konfirmimin e arsyeve për aksidentin rrugor.Me urdhër të prokurorit publik, nga shoferi i autobusit është marrë mostër gjaku për analizë, ndërsa ka filluar edhe mbledhja e gjurmëve të gjetura në vendngjarje.

Më tepër detaje për të plagosurit në aksidentin rrugor do të njoftojë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe drejtorët e Qendrës Klinike dhe Klinikës për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naumi i Ohrit" në deklaratë për media të caktuar për në orën 13 para Qendrës klinike në kompleksin e klinikave. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.08.2017, 12:01  | L.E. | 1,435 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.