« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Zëvendëskryeministri i Serbisë propozon normalizim raportesh me Kosovën nëpërmjet këtyre tri fazave
faafa.jpg

Beograd/Prishtinë, 21 gusht - Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Rasim Ljajiq, me anë të një shkrimi autorial ka propozuar normalizim të raporteve me Kosovën nëpërmjet tri fazave, njofton Klan Kosova.

 

Sipas zëvendëskryeministrit serb, këto tri faza do të çonin deri tek një “normalizim pa njohje” dhe ecje përpara të të dyja vendeve.

 

Në një artikull në “Blic”, Lajiq sugjeron se Serbia duhet të kërkojë koncesione të vazhdueshme nga Bashkimi Europian në mënyrë që të mos e bllokojë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përveç në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 

“Shqiptarët gjithmonë për të arritur qëllimet e tyre kanë kërkuar mbështetjen e fuqive ndërkombëtare, kryesisht BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa serbët jo dhe shumë shpesh ka shkuar në dëm të tyre”, shkruan Lajiq.

 

Por, shkruan politikani serb, Kosova pa një marrëveshje me Serbinë dhe pëlqimin e Rusisë e Kinës vështirë se mund të konsiderohet si shtet i plotë në arenën ndërkombëtare.

 

“Ne propozojmë një zgjidhje të ndërmjetme, ‘normalizim pa njohje’, zgjidhje e cila do të realizohet në tri faza”.

 

“Faza e parë do të ketë për qëllim eliminimin e të gjitha barrierave për bashkëpunim të plotë ekonomik dhe tregtar në mes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe lirinë e lëvizjes, pa kufizime administrative të njerëzve, mallrave dhe kapitalit ekzistues”.

 

“Për këtë qëllim, ne sugjerojmë që veriu i Kosovës të formojë një zonë të lirë ekonomike që është e hapur për investime nga Serbia qendrore”.

 

Faza e dytë, sipas tij, përfshinë “hapjen e negociatave për pasuritë e Serbisë në Kosovë, trashëgiminë kulturore dhe formimin e komunave serbe”.

 

“Faza e tretë do të hapë negociatat për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare me përjashtim të OKB-së. Për çdo pëlqim të Serbisë për Kosovën në ndonjë organizatë ndërkombëtare Serbia duhet të kërkojë koncesione konkrete nga BE-ja në drejtim të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, dhe koncesionet që përfshijnë rrugë të përshpejtuar drejt BE-së”.

 

Pasi do të ishin arritur marrëveshje në këto çështje, shtetet do të nënshkruanin një marrëveshje për normalizimin në një periudhë kohore që do të zgjaste pesë vjet.

 

“Pas kësaj periudhe, ne propozojmë mbajtjen e një konference ndërkombëtare mbi Kosovën me pjesëmarrjen e BE-së, SHBA-së dhe Rusisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare të statusit të Kosovës”, shkruan Ljajiq.

 

“Ne nuk themi se kjo është zgjidhja më e mirë, sepse zgjidhja e mirë këtu nuk ekziston. Ne nuk presim që kjo është zgjidhja më e drejtë, për shkak se kjo do të ishte një iluzion. Por, ne jemi në kërkim të një zgjidhje që është më pak e padrejtë”, ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.08.2017, 12:01  | Z.H. | 1,135 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.