« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
ph00.jpg

Shkup, 21 gusht - Sot në zyrat e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, është denoncuar një rast i tmerrshëm për dhunë dhe rrahje ndaj një personi 43 vjeçar në Butel të Shkupit.

Personi në fjalë, i quajtur Alban Limani, para 6 viteve kishte ardhur me familjen e tij 9 anëtarëshe nga Dibra e Shqipërisë, për të jetuar në Shkup. Fati i keq për të, ai nuk u prit mirë nga Qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së, të cilët e pranuan atë dhe i kishin dhënë banesë sociale, mirëpo nuk deshën ta pranojnë si shqiptarë, dhe e kishin "shndërruar" atë në maqedonas, duke e emëruar Antonio Limanovski. Albani jeton tek kullat në rrugën "Bosnja Hercegovina" në Butel të Shkupit, së bashku me gruan e tij Luiza Limanovski, me fëmijët, të ëmën dhe vëllaun e tij.

Që jeta e tij të jetë edhe më rëndë, Albanin të dielën e kaluar (13.08) ishte sulmuar nga disa huliganë maqedonas, të cilët përpos dhunës fizike që kanë ushtruar, ata i kanë lëshuar Albanit edhe një qen të egër i cili e ka kafshuar në pjesën e epërme të këmbës(foto).

Albani, ishte rrahur barbarisht nga huliganët maqedonas në hyrje të banesës, ku kishte pësuar lëndime të rënda, sikurse thyerje të hundës, krahut, lëndime në këmbë, kokë etj. Alban Limani, duke rrëfyer për Zhurnal tmerrin e përjetuar, tha se në ato momente ai kishte qenë "i vdekur", gruaja kishte thërritur ndihmën e shpejtë dhe policinë. Ndihma e shpejtë nuk i ishte përgjigjur thirjes, ndërsa policia kishte arritur me vonesë dhe makinë të prishur.

Limani tregon gjithashtu se personat në fjalë vazhdimisht e fyejnë atë dhe fëmijët e tij në bazë etnike dhe fetare, duke e kërcënuar se do ta vrasin atë, gruan dhe fëmijët e tij të mitur.

"Më kanë rrahur huliganë më kanë thyer krahun, unë thirra policinë e shtetit në 192, nga atje më thanë se ne disa herë kemi njoftuar stacionin policor në Butel që t'iu vijë në ndihmë. Policia erdhi por me një makinë të vjetër të prishur. Huliganët më kanë rrahur shumë keq, më thyen hundën, gjaku më rridhte si ujë. Ndihma e shpejtë nuk më erdhi përshkak ankesave tjera që i kam bërë më përpara, por erdhi një taksi shqiptarë dhe ia bëra makinën krejt gjak. Ai më dërgoi në spitalin "Nënë Tereza". Unë më herët kam vuajtur nga epilepsia dhe nëse më bie dikush me forcë dhe del gjak, unë mund të vdes. Ata më rrahën para hyrjes së banesës dhe kam humbur 1litër e gjysmë gjak. Policia erdhi mirëpo nuk ndërmori asgjë ndaj huliganëve. Unë isha i vdekur në ato momente dhe gruaja ime ka firmosur rastin në emrin tim", u shpreh për Zhurnal, i sulmuari, Alban Limani.

Mes tjerash, gjatë bisedës me të, Limani zbuloi se gjatë qëndrimit të tij në spitalin "Nënë Tereza", ishte vizituar nga lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili i kishte premtuar se rastin në fjalë do ta shpalosë në Parlament, sepse, sipas tij, sulmi ndaj tij është sulm ndaj shqiptarëve.

Limani përpos me Selën, kishte kontaktuar gjithashtu edhe me deputetin e LR-PDSH-së, Syrija Rashidi, i cili së pari e kishte sugjeruar që rastin ta paraqesë tek ne, me qëllim që të njoftohet i gjithë opinioni, dhe më pastaj ata do të ndërmarin masa për rastin në fjalë.

Alban Limani, gjithashtu kishte kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku sipas Limanit, shefi i kabinetit të Spasovskit i kishte premtuar zbardhjen dhe zgjidhjen e rastit (dokument), mirëpo deri tani ende pa një hap konkret.

Limani gjithashtu tregoi se sot ai është dashur ti nënshtrohet një operacioni tëdomosdoshëm në kokë, mirëpo duke shpresuar për një zgjidhje afatgjate, ai ka anashkaluar operacionin duke trokitur në çdo institucion dhe nëpër media.

Alban Limani nëpërmjet Agjencisë së Lajmeve Zhurnal apelon deri tek të gjithë organet kompetente, që të ndërmarin masa duke ndëshkuar sulmuesit dhe një zgjidhje të shëndetshme afatgjate për të duke e shpërngulur në ndonjë lokacion tjetër, sepse sipas tij, ai përsëri do të sulmohet në të ardhmen nga huliganët e njëjtë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal për rastin në fjalë, posedon fotografitë nga lëndimet si dhe dokumentin origjinal ku shteti i Maqedonisë i ka dhënë pëlqimin Albanit për të jetuar në ndërtesën sociale. Zhurnal gjithashtu posedon edhe dokumentin e Albanit që i ka dërguar Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, duke ia dërguar dokumentin e spitalit ku përshkruhen pasojat rreth shëndetit të tij shkaktuar nga rrahja brutale e huliganëve, me çrast ka kërkuar që ti shtohet siguria familjes së tij, gjegjësisht që kryerësit e veprës penale të dalin para ligjit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal bënë apel tek të gjitha organet kompetente që të ndërmarin masa që rasti në fjalë i familjes Limani të mos përsëritet, dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. Zhurnal, nesër, do të tentojë që të mer prononcim zyrtarë edhe nga MPB, mbi rastin në fjalë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.08.2017, 16:00  | Z.H. | 10,822 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për investime kapitale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.