Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
andrej.jpg

Shkup, 22 gusht - Magjistri i shkencave juridike Andrej Bozhinovski në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se me shkarimin e Zvërlevskit iu dha një goditje të rëndë lidhjes feudalo-kmetovike ish bartësve të funksioneve të qeverisë së kaluar.

Sipas tij tanimë hapet një kapitull i ri përmes zgjedhjes së pasuesit të Zvërlevskit për kthimin e drejtësisë në vend. Bozhinovski shprehet se në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri duhet pasur parasysh tiparet morale, integritetit, profesionalizmi i kandidatit si dhe të jetë ekspert i vërtetuar në fushën e së drejtës.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë është organ i vetëm i pavarur që ndjekë kryerësit e veprave penale me ligj. Kjo do të thotë se nëse në mënyrë juridike interpretohet pozita e kësaj prokurorie, kjo bie mes të dytës (eksekutive) dhe të tretës (gjyqësore) në suaza të ndarjes së qeverisë. Ky është organi i vetëm dhe i mëvetësuar, por jo edhe organ i pavarur shtetëror. Me shkarkimin e Marko Zvërlevskit, iu dha një goditje e rëndë lidhjes feudalo-kmetovike mes ish qeveritarëve dhe bartësve të funksioneve të rëndësishme. Shkarkimi i ish prokurorit ka rol kryesor në ndërprerjen e kësaj lidhje si pengesë në luftën kundër krimit të ish bartësve të qeverisë. Me shkarkimin e tij hapet kapitull i ri nëpërmjet zgjedhjes së pasuesit të tij. Prokurori i ardhshëm publik i Republikës së Maqedonisë përskaj kritereve ligjore të parapara në lidhin për prokurori publike të cilat në princip janë jologjike në pjesën e provimit të profesorëve!? Më tej, duhet të posedon vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm, si dhe të jetë ekspert i vërtetuar i së drejtës, por para se gjithash të jetë i pavarur. Nga një aspekt në procedurën për zgjedhje të Kryeprokurorit Publik duhet me zgjuarsi të ndjeket roli i aktiviteteve të Këshillit të Prokurorëve Publik - veçanërisht me kryetarin e tanishëm i cili para një kohe të shkurtër dha mendim "perfekt" për Zvërlevskin edhe pse rezultatet e punës së tij nuk e vërtetojnë këtë”, ka deklaruar Bozhinovski duke shtuar se Kryeprokurori i ri duhet të tregoj gatishmëri dhe përgjegjësi personale që të kthej në binarë drejtësinë duke pasur parasysh kushtet të cilat momentalisht gjendet Prokuroria Publika dhe lëndët të cilat nuk u zgjidhën deri më tani si shkak i presioneve politike.

“Prokurori i ri publik duhet të tregojë gatishmëri, entuziazëm, drejtësi, përgjegjësi personale dhe seriozitet në punën e tij duke patur parasysh kushtet në të cilat momentalisht gjendet PPRM dhe lëndët e pazgjidhura të cilat nuk u zbatuan përshkak presioneve politike”, ka deklaruar për Zhurnal, magjistri i shkencave juridike Andrej Bozhinovski.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancë të rregullt do t'i rekomandojë Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri publik.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski të premten në konferencë për shtyp paralajmëroi se Qeveria në seancë do të vendosë në rend dite Propozim-konkluzionin, me të cilin do t'i rekomandohet Kuvendit të njoftojë emërimin e prokurorit publik.

Sipas nenit 41 të Ligjit për Prokurori Publike, Kuvendi i RM-së me propozim të Qeverisë, e njofton emërimin e prokurorit publik të RM-së në "gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" dhe të paktën në dy gazeta ditore prej të cilave një nga gazetat që botohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në "Gazetën Zyrtare".

Këshilli i Prokurorëve Publik, ndërkaq, ka afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 12:50  | Xh.I. | 922 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.