« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Neglizhenca e Qeverisë, humben 1/3 e fondeve IPA
euros-890x395.jpg

Shkup, 22 gusht - Maqedonia në dhjetë vitet e fundit i ka humbur rreth 200 milion euro nga fondet e IPA-s të BE-së. Nga komponenti IPA 1, i cili mbulon periudhën 2007 deri në 2013 nga 614 milionë euro që ishin në dispozicion, janë nënshkruar kontrata për shfrytëzimin e 437 milionë euro, gjegjësisht 70%. Nga këto para deri më sot janë paguar më pak se gjysma e duhur gjë që ka të bëjë me zbatimin e ngadalësuar e disa projekteve. Mbi 150 milion aspak nuk janë përdorur, ndërsa ka rrezik që deri në fund të vitit të humbin edhe 33 milionë tjetër.

Bëhet fjalë për para që janë të planifikuara për ndërtimin kufitar Beljanoc – Stançiç, stacionin për filtrim në Prilep dhe rindërtimin e hekurudhës Manastir – Kremenicë.

"Sfida e parë është përfundimi i tyre me kohë, por për shkak të vonesave në zbatim në periudhën e mëparshme të projekteve mund të ketë nevojë për financimin e tyre nëpërmjet Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2018", deklaroi Dragan Tevdovski, ministri i Financave.

Sipas Tevdovskit, nivel më të ulët të shfrytëzimit prej vetëm 33 për qind ka në komponentin IPARD, respektivisht fonde evropiane për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Sa i përket IPA 2, ku Maqedonia në dispozicion ka 644 milionë euro, janë përcaktuar projekte me vlerë prej 445 milion euro, ndërsa 46 milionë tanimë janë të shkuara huq.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 15:58  | Xh.I. | 1,217 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.