Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
UT organizoi Kongresin ndërkombëtar IPSAT 2017
1_133.jpg

Shkup, 22 gusht - Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë organizuan Kongresin ndërkombëtar për shkencat dhe teknologjinë bimore IPSAT 2017.  Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti pjesëmarrësve në këtë kongres me fjalë përshëndetëse ju drejtua profesori i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani.

Ai tha se Universiteti ynë mburret që është organizator kryesor dhe nikoqir i kësaj konference, ku ka tubuar mbi 50 ekspertë të njohur nga vende të ndryshme. ,,Në konferencën e sivjetme do të trajtohen tema nga biokimia, epigjenetika, biologjia e sistemeve, hulumtimet në terren nga shkenca e bimëve, mekanizmat dhe kontrolli i rezistencës ndaj sëmundjeve, rregullimi i rritjes dhe zhvillimit të bimëve, studimi i mënyrave të biokarburanteve, përdorimi i azotit, biodiversiteti i bimëve dhe indet e kulturave bimore", tha Doc. Dr. Erhan Sulejmani.     
 
Kryetari i Qendrës Kërkimore Shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Karatash, në hapjen e punimeve të këtij Kongresi u shpreh se, Kongresi Ndërkombëtar për Shkencat dhe Teknologjinë Bimore IPSAT 2017 mundëson një platformë ideale për hulumtuesit.

"Në këtë kongres studiuesit do t’i paraqesin rezultatet më të reja hulumtuese dhe t’i përshkruajnë teknologjitë e reja dhe drejtimet nga fiziologjia dhe biokimia e kulturave bimore, epigjenetika, biologjia e sistemeve, hulumtimet në terren në lëmin e shkencave bimore, biodiversitetin e bimëve dhe indeve të kulturave bimore. Në këtë konferencë do të marrin pjesë më tepër se 50 folës, gjatë dy ditëve në vazhdim. Me këtë rast dua të theksoj bashkëpunimin ndërkombëtar për të cilin e falënderoj Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti si partner vendor i kësaj konference”, u shpreh Prof. Dr. Mehmet Karatash.

Vlen të theksohet se një javë më parë Universiteti ynë i përmbylli me sukses dy konferenca nga fusha e bujqësisë dhe e shkencave veterinare.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 16:31  | Xh.I. | 884 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.