« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Trajnim për mentorë në Manastir në kuadër të Programit për vetëpunësim të nënave kryefamiljare
vet_9.jpg

Manastir, 22 gusht- Shoqata e grave në biznes, në partneritet me Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë dhe Institutin për Menaxhment Mbështetje, sot në Manastir organizojnë trajnim për mentorim dhe proces të mentorimit të grave në biznes - mentore të ardhshme, në kuadër të projektit "Program për (vetë)punësim të nënave kryefamiljare", të financuar nga Bashkimi Evropian.

Trajnimi është i dedikuar për gratë, sipërmarrëse dhe menaxhere nga Manastiri, të interesuara të përfshihen në procesin e mentorimit, si mentore,

Përmbajtjet e trajnimit, siç informojnë nga Shoqata e grave në biznes, janë të orientuara ndaj aspekteve, njohurive dhe aftësive të nevojshme për mentorim të suksesshëm. Ndaj trajnimit, me prani dhe prezantim, si mbështetja e aktiviteteve projektuese, do të përfshihet edhe përfaqësuesi i Qendrës për punësim nga Manastiri, me ç'rast gratë - mentore të ardhshme drejtpërdrejtë dhe në detaje të njihen me aktivitetet vijuese dhe masat e APRM për (vetë)punësim.

Ky trajnim është i fundit, nga tre të paraparat, pas trajnimeve veç më të mbajtura në Shtip dhe Shkup, ndërsa është i nevojshëm për hyrje në mentorimin e grupit të synuar të projektit, si pjesë përbërëse e modelit gjithëpërfshirës projektues për mbështetjen e nënave kryefamiljare (veçanërisht viktimat e dhunës familjare), që t'ju ndihmohet në gjetjen dhe shfrytëzimin e mundësive për punësim të përhershëm ose vetëpunësim, në bashkëpunim me komunat, institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit, përmes info sesioneve adekuate, si dhe me porosi  të biznes trajnimeve dhe profesionale dhe proces adekuat të mentorimit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 09:34  | L.E. | 823 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.