Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Sot, një ditë e përshtatshme simbolike për me i rikujtuar vlerat e mirrëfillta fetare

Nga Lirim Begzati

Për këtë ditë feste të një simbolike madhore, ndjehet nevoja për me i rikujtuar dhe riafirmuar vlerat tona fetare, vlerat e mirrëfillta që iu shkojnë përshtati kërkesave reale të kohës dhe të atyre që janë në shërbim të një shoqërie të prosperuar dhe të botës së civilizuar.

Duket e vlefshme të potencohet edhe nevoja që shumë rregulla fetare të shenjta shekullore meritojnë një qasje sa më pragmatike, duke kërkuar që të vëhen në shërbim të së tashmes dhe së arrdhmes, në funksion të realiteteve të reja të krijuara. Janë pikërisht këto procese zhvëllimore fetare që mbizotrojnë në horizonte të ndryshme të viseve tona. Mirëpo, jo gjithmonë e jo gjithkundë, fatëkeqësisht !

Adaptime të paevitueshme, largim nga formulat konservatore të botëkuptimit fetar dhe nga demagogjitë e panevojshme, por edhe duke privilegjuar një formë interpretimi fetar konformë me dinamikën e shoqërive moderne, me siguri se janë në përputhje me kërkesat e kohës, me interesat e gjithëmbarrshme. 

Nevojat për me iu përkushtuar një mësimi të shëndosh fetar bartet shpesh edhe më larg, pasi që n’a përcjellë edhe jashtë vendit tonë, në ambiente të reja jetësore, aty ku jetojmë dhe punojmë, aty ku bashkëveprojmë edhe me njerëz të tjerë që kultivojnë vlerat e ndonjë religjioni tjetër, përfshirë edhe ato që shpesh iu përngjajnë vlerave tona. Kuptohet se kontekstet e tilla kërkojnë njëfarë adaptimi dhe mençuri veprimi. Natyrisht se e gjithë kjo mund të bëhet pa patur aspak nevojë me kaluar përmes transformimeve të mëdha të bindjeve dhe identitetit fetar që ne e kultivojmë.

Sa kënaqësi është të shohësh dikendin që, në emër të mësimit fetar, e kultivon mirësinë, nderin e respektin ndaj njëri tjetrit dhe ndaj të tjerëve, aty ku jeton e vepron. E paralelisht, sa keqë bie në sy kur dikushi përmes akteve të shëmtuara, ndoshta edhe përmes afirmimit të një botëkuptimi fetar të pakapshëm apo të pakuptueshëm, njëllosë imazhin fetar, kultivon urrejtjen ndaj të tjerëve, e sidomos ndaj atyre që i takojnë një identiteti tjetër fetar. Aq edhe më keqë pra kur aktet e tilla mbajnë vulën fetare, të një feje siç është ajo islame, e cila në bazamentin e saj, e lufton në mënyrë të pakursyer dhunën dhe urrejtjen.

Nënkuptohet se jetojmë edhe në kohëra ku liritë fetare integrohen në regjistrin e lirive themelore të njeriut. Një parim ky i pëlqyeshëm dhe që mbrohet me kujdesë në shtetet e zhvilluara demokratike. Mirëpo, ia vlenë të theksohet se do të ishte e preferueshme që liritë e tilla të ekspluatohen me më tepër mençuri dhe në shërbim të vlerave bashkëkohore të mirrëfillta fetare, por edhe në përputhje me disa rregulla të vendit dhe kohës ku jetojmë.

Kjo çka u tha nuk ka aspak për synim prezantimin e moralit të ditës, por parasegjithash prezantimin e nevojave të kohës.

 31.08.2017, 15:50  | B.M. | 2,697 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.