« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Disa fjale për Kadrin e Hashimin dhe tjerët si Isen dhe VV

Shkruan Blerim Burjani

PDK duhet te reformohet urgjentisht te ndërroj retoriken politike dhe angazhimin e vet politik te deritashëm prej një politike e cilësuar si individuale, e parti e  liderit  i cili me te dëgjueshmit, servilet e Hashimit por edhe te padijshmit ka mbajt pushtetin plote dhjet vjet te fundit me qellim te vetëm realizimit te interesave personale dhe individuale te këtij subjekti politik. Ky subjekt ka ardhe ne fund te veprimit dhe te mbylljes se këtij qarku te politikes se bere deri me tash. Një reformim i madh duhet bere ne këtë subjekt , qe duhet te lirohet nga njerëz qe cilësohen si te dëmshëm ne opinion publik dhe përfitues te mëdhenj te pasurive publike ose cilësohen kontrollues te aseteve publike , bordeve te ndërmarrjeve publike , duhet te heqin dore nga kontrolli te gjithë çka ne shtet,  ose do te tkurren ne minimum ne 5 vjetet e ardhshëm. PDK ka nevoje për një gjeneratë te re politike te përgatitur profesionalisht mire , te edukuar me dinjitet. Ky subjekt deri me tash është udhëhequr nga një njeri si Hashimi me përkthyes dhe njerëz te dëgjueshëm. Kjo politik kadrovike është fundi i këtij subjekti, nëse vazhdon te mbaj njerëz te tille atëherë ky subjekt ne vitet ne vijim do te minimizohet. Ky subjekt e ka te vështirë te liroje kontrollin mbi asetet publike, borde , sektori privat.

Shume e  “partiashi” ia ka pa hairin këtij subjekti pa dit gjë, por me dëgjueshmëri dhe lojalitet dhe me klane, deri me tash ky subjekt as qe ka tentuar te ndryshoje formën e sjelljes politike ne shtet për këtë arsye është gjendja qe është kjo ne PDK.

Kadiru është duke shkuar veç ka heqja dore prej posteve tash a është kjo çështje e nevojshme nuk po besoje! Kjo nuk është pozitive për karrierën e tij politike apo shume shpejt ne konventën e ardhshme PDK duhet te gjej liderë tjetër politik PDK. Politika nuk duhet shikohet me kompromise te vazhdueshme ndaj rivalëve por me qëndrueshmëri dhe zhvillim partiak qe e udhëheq ai, kam pritur qe Kadriu do te reformoj mjaft shume këtë subjekt ne kuptimin kadrovik ,ai as nuk e nisi reformën e brendshëm te PDK , as nuk u muar me atë , plote njerëz kishte ne dispozicion te gjeneratave te reja dhe nuk vendosi te ndryshoje asgjë ne kryesi e as organe partiake , pra këtë ia la ta beje elektorati siç e beri me 11 qershor ku një numër i njerëzve te dikurshëm nuk arritën me te riciklohen ne cilësi deputeti. Kam dyshime qe Kadriu  po qe formon qeverinë me PAN  prapë do ti ricikloje ne poste ministrash do tipa qe iu ka "dal fala " moti, dhe ky quhet vendnumërim ne politika kadrovike. Kjo i bien ngadalë me pa fundin e partisë se tij ne skene politike. Pastrimi i PDK dhe i krahut te luftës siç iu thonë disa njerëz nuk është rendi deri me tash ishte një logjik e njëjtë e mendimit qe s’ka te beje fare me politiken por me sundimin e parasë publike.

Heqja dore nga postet si kryeparlamentarit ,kryeministrit nuk e merr vesh askush përveç ati , frika se PDK nuk mund me te jetë ne pushtet , ishte shtyer Kadriu ti mbledhë te gjithë shket e luftës për te i mundur politikisht LDK dhe VV, kjo tregoj një dështim strategjik qe kam thane me herët për PAN qysh ne fillim te bërjes se këtij koalicioni qe rezultojë me dëme te mëdha për PDK .Elektorati e kuptoje ndryshe PAN si bashkim komandantesh, dhe përfituesish te mëdhenj dhe kjo pati për pasoje tkurrjen e PDK ne vetëm 19 %,


Pra tash ka Kadri?

Njëherë kerkah ? Koha për te menduar dhe vlerësuar dështimet , s’ka reformë  ne këtë parti pa një gjeneratë te re politike komplet gati, përndryshe kjo parti  numëron vitet e fundit te këtij subjekti. Kam thënë se s’ka fuqi Kadriu te reformoje PDK as guxim s’ka por edhe shume taktika , zmbrapsje ne te njëjtën pozicion është hajgare ,ne vend qe te hapte debatin ne PDK për reformim dhe te formoje trupa negociues me njerëz te rinj , ne përgatitje te një konvente te re ai hoqi dore nga reforma përveç asaj gjinore , prapë aty s’ka gjë për shkak se mbledhë njerëz te dëgjueshme prapë , domethënë s’ka gjë prej kësaj teme. Me vjen keq për te thënë por Kadriu po shkon ka fundi i karrierës se vet politike , saktë nuk e di askush me mire  pse ai shkon ende pa filluar e shkon ka fundit .Epitete te shumta i janë dhenë Kadriut , kenë dhe skenë qashtu , por demi ishte i madhe qe iu be , tash riparimi nuk është rendi te i behet figurës se politike dhe individuale. Kam thënë shume here Kadriu ka refuzuar reformën , ka refuzuar dhënie hapësire te njerëzve te tjerë jo te dëgjueshëm. Me te dëgjueshmit dhe pa dinjitet dhe mesengjera nuk punohet,  ata deri tash kane jetuar ne saje te Hashimit dhe Kadriut, mund them se kamën e keqe ia ka lëne Hashimi me njerëz përkthyes dhe te dëgjueshëm , ai si Hashim ishte egoist i vetëkënaqur dhe mori krejt përgjegjësin ne politiken e vendit dhe ne dialog me Serbin, përplot gabime ,dështime, qe kurrë asnjëherë nuk e dëgjoje opinionin publik intelektualet çka thane për këtë dialog, e vërteta ishte se shume prej  neve me vite kemi bere përpjekje me ia qel sytë ka po shkon Kosova , asnjëherë nuk e thirri kënd  me  pyet as pse po shpenzojnë  fjale kote, kjo irritoje te gjithë njerëzit e vullnetit te mire për te ndihmuar dialogun me Serbin, ai vendosi vet me asistent  e Editen te beje dialog pa kurrfarë përmbajtje me gabime mos vet hiq, deri tash.


Pse e bere këtë Hashim?

Çka tu dashtë me bere kështu , me vetëkënaq qe je me i mençuri , me i dijshmi etjera , askush nuk te mori vesh pse ?As mediet as intelektualet te cilat janë vlera e këtij shteti , pse nuk pate guxim me ofrua njerëz intelektual te shquar profesionist , a u frikohet se ia marrin timonin? Gabim e ka pas shumë, askush prej intelektualeve nuk e do vetëm karriken mbi te gjitha është dinjiteti ,nderi i intelektualit dhe me kane ne shërbim te shtetit te vet e jo gjerave  tjera.

Tash çka bere me Kadriut ia le te gjitha ne duar dhe te pa afte asnjë milimetër mos me mujt me shkua përpara me PDK me qua ka fundi. Kadriu s’ka çka me bere tash ose me hy ne reforma te thella kadrovike dhe me ndejte  PDK ne opozite ose me shkua edhe ne një pale zgjedhje te jashtëzakonshme dhe me humbe edh 19 % te fundit qe ka marr ky subjekt.


Edhe Kadriu zgjodhi rrugën e Hashimit?

Nuk ke bere mire qe ke zgjedhe rrugën e Hshimit pa reformë  , me njerëz neper borde me kontrolli te aseteve publike , çdo gjë me vlere me kontrollua , as një institucion nuk mbeti i pavarur edhe pse me kushtetute është apo janë te pavarur. Me mire do te ishte Kadri me i përvjel duart me fillua me reformua  komplet këtë parti,  idealet e patriotizmit te dikurshëm duhet te i shendrrosh ne ideale te fuqizimit te shtetit te Kosoves, te ndryshosh konceptin dhe strategjinë me opinionin publik me boten intelektuale , me ndal anarkinë me i dhëne shprese demokracisë apo vullnetit te qytetarëve .

Nesër para se zbardhe mëngjesi reformimin e PDK ose do te kesh vështirë te mbetesh ne PDK si lider, shenjat nuk janë te mira qysh ke filluar me ta ndryshua mendjen dhe me heq dore prej kujt mundesh prej posteve , mos mendo qe ndokush  ne PDK apo ne VV apo LDK kane me ta dite për nder , as qe do te merret kush nga ata me këtë,  por as opinionin apo qytetaret se ti po mundohesh me qua mesazh se je me i miri se këta LAA e VV, ne Kosove kur e merr njeri teposhtezen   s’ka kush qe e ndal. Kështu është ky vend dhe ky popull prandaj duhet me fillua reformën  me çka te mundesh me njerëz te rinj gjeneratë te re politike , mos “prito” nise , sa me pare ose pranoje mbylljen e PDK si subjekt ne skenën politike.

LDK është njëjtë me problem lideri s’ka ka shkon - njëherë s’ka lider ka disa njerëz tre a katër te rinj qe merren me politik dhe mendojnë se kane bere vota , realisht elektorati i LDK ne pese vjet e ardhshëm mund te humbas plotësisht , kjo parti gjendet gjithashtu ne një krize te madhe ?S’ka me kënd te beje politik , tash janë ardhe do ndryshime kurrfarë ne LDK , ky subjekt është gjithashtu shume keq ne opinion publik dhe s’ka as motiv opinioni me u marr me këtë subjekt politik për shkak se nuk ofron ne qëndrushmeri ne vendimmarrje, ne politik-bërje  , te lodhte shume me te gjitha ,kjo nuk sjelle asgjë te mire kështu. Ka te mbaj LDK ?Ata as vet nuk e din ka? As pse e as qysh? Total te hutuar ne rrethana aktuale PDK i dogji politikisht deri ne fund, me mire ne opozitë se ne pozite  me sepse e pret edhe këtë fundi. Elektorati se as VV por revolta bere qe kjo parti te rritet qe kjo nuk është kurrfarë garanci se çka mund te ndodhe me këtë subjekt politik?Ne këtë konstelacion te forcave ne skenë me PDK dhe LDK i konvenon shume me një parti tjetër te re krejt do tejet humbëse katastrofale ne politiken kosovare, pra vota ishte e revoltës nga qytetaret jo qe done ne pushtet këtë subjekt politik qe s’ka afinitete as kuadër politik  s’ka gjë vetëm fjale e sharje e fyrje asgjë me shume ,pra kujt me ne Kosove nuk i intereson kënd e shajnë por qytetaret po done zhvillim ekonomik, liberalizim te vizave ,integrim ne  BE dhe NATO , punësim ,sigurim shëndetësor adekuat dhe mbrojtje sociale këto tjerat as qe i intereson kujt kënd e shajnë as pse ? Kosova duhet te shkoje ka një gjeneratë e re politike sa me pare aq me mire ,përndryshe qytetaret do te bane   pasojat e varfërisë dhe izolimit pra s’ka kah tjetër vetëm te ikin jashtë për te gjet paqe dhe mirëqenie e pune.

 06.08.2017, 18:40  | B.M. | 2,883 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.