« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Zvogëlohen shpenzimet e jetesës
132382231.jpg

Shkup, 7 korrik - Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti janë zvogëluar për 0,6 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë kanë mbetur në nivelin e njëjtë. Në krahasim, madje, me muajin e njëjtë të vitit paraprak shpenzimet e jetesës janë rritur për 1,2 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 2,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, zvogëlimi i shpenzimeve të jetesës në korrik të këtij viti në krahasim me muajin paraprak është rezultat i çmimeve më të ulëta të perimeve të freskëta dhe të ftohura përveç patates për 10,6 për qind, vezët për 1,7, qumështi për 1,2, mielli dhe drithërat e tjerë dhe sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditorre për 1,1, iznutrikët për 0,8 dhe prodhime të tjera të furrëtare për 0,5 për qind.

Zvogëlim të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe tek derivatet e lëngshme për amvisëritë për 6,4 për qind, automobilat dhe vajrat e lëngshëm dhe lubrifikantë si pjesë e pajisjes për mjetet personale qarkullimi për 4,2, gazi për amvisëritë për 4,1, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 3, shërbimet spitalore për 2,9, këpucë për 1,1, kopshtet, bimët dhe lulet për 0,7, derivatet e ngurta për amvisëri për 0,4, aparatet e vogla elektrike dhe pajisja për pranim, incizim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 0,3, pëlhurë, energji elektrike për amvisëritë, telefon dhe telefaks dhe telefon dhe telefaks shërbimet për 0,2 për qind.

Rritje të shpenzimeve të jetesës, madje, është shënuar tek pemët e freskëta dhe të ftohura për 2,6 për qind, pemë të thata dhe prodhime bërthamore për 2,5, prodhime të tjera ushqimore për 0,8, pije joalkoolike për 0,7, përpunimet e tjera nga mishi, peshku dhe frutat e detit dhe perime të ngrira përveç patates për 0,5 për qind.

 

Rritje të shpenzimeve të jetesës ka edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 13,2 për qind, pajisjes informatike për 5,2, pajisjes për fotografi dhe kinematografi dhe instrumenteve optike për 5 për qind, shërbimet për akomodim për 4,8, pako-aranzhmanet turistike për 2,2, biçikletat për 0,3 dhe tekstili për amvisëritë për 0,2 për qind.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.08.2017, 15:10  | A.SH | 1,156 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.