« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Qani Mehmeti-Model i Gazetarisë

Dr. sc. Sadik EMROJA

Drogomisht i Vogël 10, gusht, 2017 Drogomishti edhe pse fshat i vogël, dhjetë kilometra në veri të Kërçovës në spektrin shqiptar jep njerëz të mëdhenj. Këtë më mire e dëshmon jeta dhe vepra e gazetarit, publicistit dhe intelektualit që lindi në Drogomisht të Vogël, Qani Mehmedi. Me Qaniun kem punuar, qëndruar me kohë të pafundme për vite të tëra. Buxha ynë i dashur për të gjithë iku së gjalli vertikalisht, ashtu siç edhe jetoi, duke lënë pas veprën e Tij të mirë, që do të përmendet përherë me shumë respect nga të gjithë ata që e njohën. Gjithmonë i në krye të detyrës, siç i ka hije një gazetari profesional. I etur për dituri. Njohës i mirë i gazetarisë. I aftë në profesion. I guximshëm. Drejtues vizionar. Njeri i qeshur dhe komunikues. Pozitiv. I gatshëm për këshilla. I dashur dhe i afërt me me të gjithë. Korrekt. I drejtë. Parimor e i përkushtuar në profesion. Si shok dhe dashamir i sinqertë i familjes ai më ka futur në rrugën e gazetarisë. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë. Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera. Ka botuar me dhjetëra kolumne, editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës. Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Së fundi ka botuar studimin “Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008”. Qaniu tek bashkëfshatarët e Drogomishtit të Vogël jeton i qeshur me humor dhe burrni sepse fshati ynë çdoherë kur vije ti i dashur Qani ishte nikoqir i intelektualëve të mëdhej si Akademik Rexhep Qosja, Akademik Mark Krasniqi dhe shumë te tjerë. Qamiu jetoi si intelektual dhe shqiptar i vizioneve perendimore. Në ditët e pikellimit dhe dhe dhimbjes, Drogomishi i Vogel ishte qendër e gjithë shqiptarisë, erdhën për të na ngushlluar nga Prishtina e Tirana, Peja e Vlora, Dukagjini, Plava, Gucia, Presheva si miq, bashkëadthetarë, gazetarë, artistë dhe intelektualë nga Kumanova deri në Strugë. Nga njohja ime me Qani Mehmedin më kanë mbetur në mendje dhe përherë të gjalla në kujtesën time këshilla, dituria. respekti, modestia dhe mikëpritja në fshatin ku jetonim sëbashku, në Drogomisht të Vogël. Ky Njeri i dashur, shpirtmirë, zemërgjerë, i ditur, që i deshti njerëzit, bëri shumë për gazetarinë dhe kauzën shqiptare. Në çdo ngjarje të rëndësishme kombëtare, shoqërore e politike, emri i tij ishte i pranishëm. Në mbyllje, po shtoj se publicisti, gazetari, komentuesi dhe analisti e meriton të nderohet dhe vlerësohet portreti tij, sepse ai me profesionin e tij fisnik, nëpërmjet të ekranit she shkrimeve përcolli gjithmonë mesazhe dhe porosi me plot dituri dhe profesionalizëm duke reflektuar energji pozitive në mbarë spektrin shqiptar. Për mua ishte dhe mbeti model i gazetarisë. Karakteri i tij i madh njerëzor dhe ndershmëria e tij e pashoqe përbëjnë një shëmbëlltyrë frymëzuese dhe sfiduese për shoqërinë shqiptare. E për këtë misionarët e gazetarisë në troje tona etnike duhet që të vlerësohen dhe të nderohen. Lamtumirë i dashur, intelektual i rrallë!! Jemi krenar dhe mburremi pë gjithë atë atë që bëre! Autori është profesor në Universitetin e Tetovës- Departamenti: Gazetari dhe Media

 09.08.2017, 14:21  | B.M. | 4,529 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.