Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Ah këto të huajtë, këto « ausllanderët »!

nga Lirim Begzati

«Këto të huajtë, këto të vendit, e këto të tjerët…! Tollovi të mëdha, veturat parkohen gjithkundë, komunikacioni i ngarkuar tejet mase, demonstrim i vozitjeve të shpejta…», janë këto gjëra që i ndëgjojmë shpeshë! Prej vitit në vitë, duket se «pasurohet», tepër e më tepër, fjalori i njerëzve «të vendit» dhe «të huajve», fjalorë ky i adaptuar sipas kohërave dhe realiteteve tona, dhe që luhatet në mes të kritikave, revoltës, keqëkuptimeve, interpretimeve të ngjyrave të ndryshme, buzqeshjeve e thashethemeve ndaj njëri tjetrit. E gjithë kjo, ndonjëherë me vendë, e ndonjëherë pa vendë!

Përballë asaj që ndëgjojmë, nuk mungon as analiza pragmatike e shprehur posaçërisht me fjalët «falë të huajve, në këto kohëra pushimesh, kemi më tepër punë, më tepër fitime». E kësaj i shtohet faqja tjetër e «medaljes» e quajtur «rrofshin muajtë e budallenjëve! », si përbuzje kjo diskrete që ndëgjohet disa herë në ca qarqe. «E pse ne të huajtë duhet të paguajmë çmime më të larta se sa njerëzit e vendit », shprehet i dëshpruar dikush tjetër.

Komentime të pafundëta! «I huaj në vendlindjen time, i huaj edhe jashtë», thotë njëri, e kurse tjetri «nuk jemi rehat në vendin tonë, e kur do të shkojnë më këto të huajtë, se n’a lodhën»! Qofshinë këto edhe thënie të një pakice apo anekdotike, ata ekzistojnë megjithatë, ata qarkullojnë qoftë përmes shprehjeve qoftë përmes ndjenjave tona.
Rivalitete të papëlqyera dhe të ç’veshura nga mirëkuptimi. Jepet edhe përshtypja se nuk tregohet mundi i duhur për me analizuar dhe vlerësuar sadopak më ndryshe disa realitete, që të kuptohet më mirë njëri tjetri, të kultivohet më tepër respekti i ndërsjellë.

Në qoftë se synohet t’iu jepet ndonjë përgjigje e kënaqëshme disa pyetjeve të kësaj çështje, me siguri se shpejt do të hasnim në vështirësi të shumta për me gjetur ndonjë përgjigje që do t’i shkonte përshtati çdokujtë. Lehtë e kemi t’i bartim fajësitë këtu e aty!

Një shembull për ilustrim që shpeshë tërheq disa kurreshtje! Me plotë arsye drejtohen vërejtje të llojit «O zotëri, pse e keni parkuar veturën aty ku është e ndaluar…Vallë, a do të mund t’a bëni po të njejtën gjë në Zvicër, Gjermani, etj..?». Në realitet, vërejtje e qëlluar kjo, edhe pse mungon sadopak reflektimi objektiv i kohës dhe në përputhje me funksionimin e disa normave dhe rregullave në vendin tonë, ku duket se nuk janë të paktë ata që veprojnë kësisojë, ata «të vendit» dhe të «huajtë». Bie në pahë fakti se kritikuesi harron se po të njejtin veprim e ka bërë ndoshta edhe ai vetë apo nëse jo, atëherë nuk dyshohet aq shumë se kritikuesi i ditës së sotme shpesh shëndrohet në «aktor» i nesërm i aktit të tillë të papëlqyer. Këto janë realitetet tona, e jo vetëm të të tjerëve!

Ashtu si ai « i vendit », por edhe ai « i huajë », apo ata të cilët shprehin një sensibilitet më të theksuar ndaj akteve dhe gjesteve që n’a pengojnë, me siguri se kanë me treguar po të njejtin reagim ndaj asaj që duket e pahijshme apo e ndaluar. E kjo është ajo që i bashkon njerëzit tanë, që definitivisht nuk dallojnë shumë nga njëri tjetri, nga të tjerët! 
Paralelisht me dukuritë e papëlqyeshme, hasim fatëmirsisht një fenomen që mbizotëron dhe që duket më i vyeshëm se çdo gjë tjetër; shprehjet e kënaqësive së paku të dyfishta, të atyre që kthehen në vendlindjen e tyre, tek të afërmit e tyre, dhe të atyre që shprehin gjithashtu kënaqësinë për me i parë të afërmit e tyre që kthehen në shtëpitë e tyre. Janë këto vlerat më të çmueshme që e «mbulojnë», në njëfarë mënyre, ate që nuk do të dëshironim të ndodhë dhe t’a ndëgjojmë në viset tona.

Iu mbetet pra «të huajve» dhe «të vendit» që të kontribuojnë së bashku për një ndërgjegjësim më të ngritur individual dhe kolektiv, për një përgjegjësi të përbashkët, por edhe për një jetë më të harmonishme. Se fundja, «këto të huajtë, këto të vendit, e këto të tjerët…! », janë thënie të kota, pasi që në viset tona është vështirë të gjinden njerëz «të huajë». Kurse, nëse dikujtë i duket ai tjetri me të vërtetë si i «huaj», atëherë le t’a kuptojë edhe ate se ai është njeriu i vendit të tij, i afërm i tij, ndoshta edhe i familjes së tij, e jo aq i largët ashtu siç e mendon dikushi! Njeriu i vendit nuk bëhet asnjëherë i huaj!

Neuchâtel (Zvicër), 9 gusht 2017

 09.08.2017, 16:40  | B.M. | 3,975 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.