Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Ilindeni dhe Republika e Krushevës jane te shqiptarëve e vllehëve

Arben Llalla prezentohet si historian, dhe unë e nderoj dhe e respektoj si të tillë,  por assesi nuk mund të pajtohem me qëndrimet e tia antishqiptare rreth shqiptarëve të Krushevës me rrethinë  dhe  do të tentoj që në mënyrë profesionale e shkencore ti prezentoj dokumentat arhivale të Sofjes, Shkupit, Beogradit e Tiranës, që fuqishëm  flasin kundër deklarimeve  paushale të Llallës me dy-tre shokë shqiptar dhe tjerit maqedonas, se shqiptarët e  Krushevës me rrethinë, kanë qenë  profiterë lufte, tregëtarë armës, ,,shfercerë,, e ,,matrapazë,,.  

Dihet se shqiptarët nuk kan pasur fabrikë armësh e municionesh dhe është marri e çmenduri pohimi  se shqiptarët e Krushevës dhe fshatratve tjera shqiptare përreth,u kan shitur armë e municione kryengritësve  që sipas Llalles, nuk ka pasur asnje shqiptarë por vetëm kryengritës sllavomaqedonas. 

           Ky pohim nuk eshtë kurgjë tjetër, pos teorisë  shoveniste antishqiptare e shkruar në Enciklopedinë maqedonase të albanofobit më të madh maqedonas, Bllazhe Ristovski nga Akademia e Shkupit. 

 Dhe të gjinden historianë  shqiptar, si kalibri i Llallës e Mustafa Nanos ku me këmbëngulje përkrahin teoritë slave-antishqiptare  eshtë për të qarë e për te vajtuar…………

 foto01 

Argumenti nr.1.  Знамето на востаниците ио на Крушевската Република.

......................... (Flamuri i kryengritësve dhe Republikës së Krushevës)

 

Komenti dhe argumenti im:Ky është flamuri i kryengritësve dhe i Republikës së Krushevës i gjetur në Arhivin e Sofjes, ku shihet se simbol ka nje shqiptarë me kapuç të bardhë dhe tirçi e xhamadan, që është veshje vetëm e shqiptarëve. Dhe unë kamë të drejtë ta pyes zotëri Arben Llallën se perse ky kryengritës që shihet në flamurin e Krushevës  nuk ka kësulë slave të zezë ,,kaçketë,, apo  ,,sërpska shajkaça,,  por ka tirçi dhe kësulë  shqiptare.

 

Argumenti 2.   Мили  наши комшии! Турци, Арнаути и мусљумани,

...(Të dashur kojshit tonë,turq,shqiptarë e myslimanë..... ne kojshitë tuaj të përjetshëm)

 

Ние, вашите вечни комшии, пријатели и познајници от хубавото Крушево и неговите китни села, без разлика на вера, народност, пол и убежденија, не можејќи веќе да трпиме тиранијата…..денеска дигнафне глава и решифне со пушка да се браниме от тие душмани..

Komenti im, 

 

Kjo thirrje u drejtohet edhe shqiptarëve kundër dushmanëve të përbashkët për liri. Dhe dihet se shqiptarët i përgjigjen thirrjes dhe u bashkohen kryengritësve të clironin tokat e tyre shqiptare ashtu si ju

 përgjigjën thirrjes dhe iu bashkuan partiesë së komunistëve serbë: Dushan Mugosha, Milladin popoviç  e Tempo, me të njejtin qëllim dhe të njejtën dëshirë që të çlirojnë tokat shqiptare.

 

Argumenti 3. Данчо Зографски, Крушевска Република,Скопје,1948, стр. 7

……………....  ... Danço Zografski, Republika e Krushevës, faqe 7, e botuar 1948, Shkup.

 foto02 

Perkthimi, Popullata e Krushevës,gjatë kryengritjes,  përbëhej nga maqedonë, vllehë e shqiptarë.

Komenti im: Nëse shqiptarët e vllehët, që kanë jetuar brënda qytetit të Krushevës, nuk do të merrnin pjesë në kryengritje do të ishin të likuiduar, sepse ata kanë qenë aty brënda kryengritjes, në mesin e Krushevës dhe ky eshte shkaku qe Danço Zografski me qellim e përmend perberjen e populates gjatë  ditëve  të  kryengritjes  ku  jep  te  kuptohet se te gjith ata kanë jetuar bashkë dhe sëbashku  janë ngriturnë kryengritje.

 

Argumenti 4,. D.Zografski, citirano delo, str.7

………………D. Zografski, vepër e cituar, faqe 7.

 foto03

Përkthimi; Shqiptaret që jetonin në Krushevë dhe rrethinen e sajë , shumica e tyre ishin  te krishterë.

Komenti im: Kjo done të thotë se ka pasur edhe shqiptarë myslimanë në Krushevë  por shumica kanë  qenë të krishterë dhe ky eshte problemi qe historianët shqiptarë si Vebi Xhemaili  i Tetoves;  Iskender  Asani  i  Çairit  dhe  Arben Llalla i nënës Shqipëri, i llogarisin si bullgarë duke mos kuptuar  se  shqiptarë  eshtë edhe ai qe e ka emrin Nikollë, Gjergj (Gjorgji), Pjetër, apo Aleksander.

 

Argumenti 5. Shqiptarët u përgjigjen kryengritësve duke u dërguar  një letër  të nënshkruar dhe vulosur nga  (Kmeti) kryetari i Krushevës me rrethinë.

 foto04 

Perkthimi:Të dashur kojshi….nga letrat tuaja drejtuar deri tek ne, kuptuam se ju nuk jini njerëz të këqinjë dhe se nuk jini ngritur  kundër nesh por kunder pushtetit….

Letrat tjetra i derguam edhe te fshatrat tjera shqiptare,  edhe  ata  pajtohen  me  përkrahjen  qe  u  japim  juve ……

Komenti im:Kmeti Sinan ka qene shqiptar, sepse po te ishte turk nuk do te ngritej kunder pushtetit turk

 

Argumenti 6. Komandanti Ali (shqiptar) i ikur nga garnizoni, material i marrë nga Nikolla Majski….

 foto05 

Marrë nga :Zografski, veper e cituar, faqe 27)

Perkthimi--Komandanti (shqiptar) i ikur nga garnizoni, sipas Nikolla Majski u eshte drejtuar kryengritësve me keto fjalë……..E kimi pasur gabim qe ju kimi llogaritur vetem si  ,, shkije,,……Ne ju pershendesim me aklamacion……  Te shkojmë  perpara ne ate rruge te shenjete……….prej ku te gjithe popujt kane fituar lirinë…..

Komenti im: Ky komandant po të mos kishte qenë shqiptar, por turk, me siguri se nuk do te ikte nga garnizoni ushtarak osman dhe te kalonte ne anen e kryengritësve.

Ne fund komandanti Ali,i ikur nga garnizoni osman lutet qe letra pershendetëse e derguar kryengritësve te zhduket qe te mos bie ne duaret e spiunëve ose askerit osman. Letra e derguar nga komandanti Ali verteton se ai ka qene shqiptarë i vendit dhe se e ka ditur shkrimin dhe gjuhen qe e kane perdorur pjesa e kryengritësve joshqiptarë  ne Krushevë dhe letren ua ka shkruar ne gjuhen dhe alfabetin e tyre. Pra komandantin Ali qe e përmend Nikolla Majski në shënimet e tij nuk ka mundur te ketë qenë turk, të ketë ikur nga garnizoni turk, dhe ta ketë,shkruar letrën në gjuhën turke.

 

Argumenti 7.  Zografski, cit. delo, str, 28 ( Zografski, veper e cituar, 28

 

foto06

Perkthimi;… Popullata myslimane nga fshatrat per rreth, me simpati e pershendeti proklamaten e leshuar nga shtabi i kryengritesve te Krusheves, kurse turku perparimtarë (shqiptari mysliman) Sulejmani plotesisht u solidarizua me luftën e kryengritësve  dhe u shkruante; Qellimi juaj eshte shume i madh dhe lufta juaj eshte shume mire e menduar. Te shkojmë perpara drejt asaje rruge te shenjete….

Komenti im: Ata qe jane nga Krusheva  me rrethinë e dine se perreth Krusheves ka vetem fshatra shqiptare dhe Sulejmani ka qene shqiptar sepse po te ishte turk ai nuk do te perkrahte luften kunder Turqise.

 

Argumenti 8.  Angel Dinev,  ,,Ilindenskata Epopeja,, Prilep, 1954. str, 2;

....................Citati eshte marre nga Angel Dinev, Ilindenskata Epopeja, Prilep, 1954, faqe, 2.

 

foto07 

Perkthimi; Ne armatim kanë ndihmuar : Ebrejtë, Ermenët, Shqiptarët dhe turqit vendas.

Komenti im drejtuar historianit të  lartëpërmendur që pohon se atje shqiptarët kanë qenë vetem si tregëtarë dhe profitues dhe per kurgja tjeter (Lajm dhe Zemra Shqiptare). Pra autori qe eshte bullgar thote se ,,Pomagaa,,-ndihmuan dhe nuk thotë se kryengritësit i blenë armët nga  shqiptarët , ebrejt she turqit, ose shqiptarët ua shitën armët kryengritësve. Kur perdoret termi turk mendohet ne shqiptaret myslimanë po edhe muslimanët joshqiptarë.

 

Argumenti 9. Патештвијата низ документи, Матица Македонска,Скопје, 2008,

 

foto08

 

Përkthimi; Armet  vinin nga Greqia, Shqipëria (Korça, Elbasani, Janina), dhe Bullgaria, por edhe nga prodhimi vendas te modelit ,,Martinka,, qe prodhoheshin në Tetovë, por që ishin të një kualiteti të dobët.

Komenti im; Nuk ka nevojë për komant. Shihet se nga ku kanë ardhur armët dhe ata armë ndoshta i ka paguar Rusia, Austrohungaria, apo ndonje fuqi tjeter botërore, por nuk kanë qenë shqiptarët ata që kanë shfercuar   armë, sepse  dokumenti do ta potenconte.

 

Argumenti 10, citatot e zemen od ucesnikot na vostanieto Angel Dinev, cit. delo,str.3.

Citati eshte marrë nga pjesëmarrësi i kryengritjes, Angel Dinev, veper e cituar, faqe 3.

foto09 

 

Perkthimi; Martinka kanë sjellur puntorët organizativ, turqit (ka per qelim shqiptaret myslimanë) Meto, Male dhe Omer aga, nga fshati Nerovë i Krushevës (Nerova eshte paster shqiptare) dhe puntorët organizativ , turqit nga fshati Zajaz i Kërçovës. (Zajazi eshte poashtu paster shqiptarë dhe asnjeher nuk ka pasur turq por dokumenti potencon se kanë qenë shqiptarë myslimanë) Special per armatimin e kryengritësve të Krushevës ndihmonte turku (shqiptari myliman) Ismail Efendi  i cili sebashku me puntorët tjerë sillnin plumba, fishekë dhe barot.

 

Komenti im: Nga ky dokument informohemi dhe kuptojmë se ne fshatrat paster shqiptarë, Nerovë të Krushevës dhe Zajaz të Kërçovës ka pasur (Organizacioni rabotnici ) puntorë të caktuar organizativ (Ky autor eshte bullgar dhe nuk thotë tregëtarë, shfercerë e profiterë, si qe thonë historianët e dashur, shqiptarë), që kanë pasur për detyrë të mbëlidhnin municion e armë dhe ta dergonin në Krushevë. Dokumenti eshte i shkruar nga Angel Dinev (bullgar) dhe ai nuk e shkruan atë që ka shkruar nga shkaku se ka pasur ndonje simpati ndaj shqiptarëve të Zajazit e Nerovës  por e thotë të vërtetëtn dhe realitetin.

 

Argumenti 11, Dokument në gjuhën bullgare i gjetur në Arhivin e Sofjes

foto10 

 

Dokument fillon me “Hasan Beg Prishtina...”  Në kopertinën e fontit shkruan “Bashkëpunimi i VMRO (Bullgare) me Organizatat Revolucionare Shqiptare”

Komenti im, Dhe nese i shpallim tradhetarë shqiptarët që morën pjesë në Kryengritje dhe ndihmuan me armatime, si qe i kanë shpallur disa nga kolegët e mij, atëherë duhet ti shpallim tradhëtarë edhe udheheqësit e tyre si Hasan Prishtina qe u takua disa here me bullgaret rreth krijimit te nje fronti te perbashket edhe kunder turqëve po edhe kunder serbëve që donin ti pushtonin këta troje, pasi te terhiqej turku, pastaj Dervish Hima e Ibrahim Temo qe disa here u takuan  me perfaqesuesit e Todor Aleksandrov e Protogjerov. Ja ku eshte edhe dokumenti origjinal i gjetur ne Arhivin e Sofjes. Dokumenti fillon me Hasan Beg Prishtina, i shkruar ne gjuhen bullgare dhe eshte proqesverbal nga nje takim qe ka pasur H.Prishtina me Todor Aleksandrov ne Oher.

 

Argumenti 12, Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë 2002,faqe 208.

Çështjes së aleatëve te shqiptarëve në luftën e tyre kombëtare iu kushtuan dy trakte të veçanta. Ne njeren prej tyre te botuar ne  Sofje, më 1879 nga Jusuf Ali Beu me titull: ,, Bisedime të ditës që meritojnë vëmendje,,  ku autori shprehte mendimin se shqiptarët e bullgarët kishin mjaft interesa të përbashkëta, të cilët krijonin mundesinë  për të qenë bashkëluftëtarë në të gjitha betejat kundër osmanëve po edhe serbëve.

Në traktatin tjeter të botuar greqishtë në Athinë më 1880 nga Thimi Brandi, me titull ,,Ankime të shqiptarëve,, mbrohej teza se shqiptarët  e grekët rrezikoheshin nga rritja e shteteve sllave dhe se asnjera nga te dy palet nuk mund te shpresonte ne ndihmen e Fuqive te Medha, dhe se historia u diktonte rrugën e bashkëpunimit te ngushte politik e luftarak dhe se këtë bashkëpunim e pengonin vetem qarqet zyrtare greke të cilat mendonin se me zhvillimin  kulturorë shqiptarë, do të pakësohej shkëlqimi i helenizmit.

Komenti im, Shqiptarët e ngratë janë i vetmi popull në Ballkan që nuk ka dhe nuk ka pasur se ku të mbështetet gjatë gjithë histories së tij. Genti u mbështet me Perseun e Maqedonisë kundër romakëve, Skënderbeu me italianët kundër osmanëve, Ali Pashë Tepelena u lidh me disa nga shtetet evropjane poashtu kundër osmanëve, Enveri me jugosllavët, ruset e kinezet, Balli Kombëtar me italianët e gjermanët. Sot i kimi vënë shpresat te amerikanët dhe presim te na e mbushin mendjen qe ta duam njeri-tjetrin.

 

Argumenti 12. Zografski, citirano deslo. Str. 22,  (zografski, veper ecituar, f.22)

 

foto11 

Përkthimi;  Qeveria e perkohshme, e zgjedhur në mënyre te lire dhe demokratike nga e gjithë popullata e Krushevës, mund te llogariten si organet e para  pushtetare te zgjedhura në mënyre te lire dhe demokratike , sepse ata i kishin zgjedhur perfaqesuesit e tri kombësive shumicë në Krushevë, te bashkuar ne luftë për liri e qe do ti mbronin interesat dhe lirine e te gjithe asajë popullate.

Komenti im; Edhe nga ky dokument shihet kjarte pjesëmarrja e barabartë e shqiptarëve ne kryengritje, ne luftë po edhe ne organet e pushtetit te rinje dhe të qeverisë së perkohshme të Krushevës. Pra shkaku i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Ilinden dhe Krushevë ka qene i njejtë, per te cilin edhe sot shqiptaret marrin pjese ne Parlamentin e Maqedonisë.

Nga dokumenti del se ateher per ata dhjete dite të Republikës, shqiptaret kane qene shtetformues dhe plotesisht te barabarte me vllehet e maqedonet, dhe perse ne duhet ta mohojme luften qe kimi bere per çlirimin tone nga sundimi osman, po edhe nese ajoluftë ka qenë në bashkëpunim me bullgaret, grekët ose dike tjeter.

. Nese  pjesemarrjen  ne këtë kryengritje e mohojme, atehere duhet te pohojme se nga Turqia na çliruan serbet, grekët, bullgarët e sllavomaqedonet. Na qudit teoria e  historianit Llalla, i cili vazhdimisht permend se Greqine e kane çliruar shqiptaret nga turku dhe se shqiptaret e kane bere shtet ne krye me Boçarin dhe tash mohon me kembengulje pjesemarrjen e shqiptarëve ne luftat dhe kryengritjet tjera kunder osmanëve.

 

Argumenti 14 D. Zografski, citirano delo, str. 23 (Zografski, vepër e cituar, f.23

 

foto12

 

 

Përkthimi; Në Këshillin e Përkohshëm,, (Qeveria e perkohshme) u emruan 6 perfaqesues  e qe ishin përfaqësues të tre nacionaliteteve më të mëdha ; Maqedonë, Vllehë, dhe Shqiptarë. Këta ishin personat që u zgjodhën  në Këshillin e Përkohshëm:

1.Dinu Vangel, kryetar  i Qeverisë së përkohshme ((emri i plotë Konstantin Vangjeli-shqiptar)

2.Gjorgji Çaçe, Sekretar shtetror  i Qeverisë së përkohshme…(shqiptar).

3.Tehar Neshkov, arkatar dhe drejtues i finansave…(maqedonas))

4.Hristo Çurçiev, i policies dhe kryetar i qytetit…….(maqedonas)

5.Dimitar Sekullo, drejtues i prodhimit dhe ushqimit…(Vlleh)

6.Nikolla Balu, drejtues i shendetësisë………………….(Vlleh)

 

Argumenti15. Danço Zografski, citirano dello.

 

foto13

 

Përkthimi...

Gjorgji Çaçe, skretari shtetror i Qeveris se Perkohshme, me kombesi ishte shqiptar dhe ishte i bindur se eshte shqiptar, dhe bukur e fliste gjuhen shqipe.........rrjeshti i katert.....Me rastin e fitores së Revolucionit Gjonturk, ai mbajti miting ne Krushevë dhe foli ne gjuhen shqipe. Ka qene banor i Krusheves dhe ka punuar te mulliri ne Krusheve.

Komenti im….Ka mbajtur fjalim ne nje miting ne Krushevë në gjuhën shqipe……nese atje nuk ka pasur shqiptarë ai kujt i ka mbajtur fjalim në tubim, dmth shqiptarëve sepse ka folur shqip……..

 

Argumenti,16.  Данчо Зографски, цитирано дело,стр,25.

………………........Zografski, vepër e cituar, faqe 25.

 

foto14

 

Perkthimi; Dimo Haxhi Dimov  ,,Ilindenskoto Vostanie i poukata....., thotë se, R. e Krushevës ka përfaqësuar dhe prezentuar në të njejtën kohë një shoqëri të vllazëruar të disa kombësive të ndryshme që sëbashku kanë jetuar në atë vend dhe në atë moment historik.

Komenti im;  Nëse vlejnë diçka këta  dokumente historike per Arben Llallën dhe dy bashkëmendimtarët e tij, ata gjithëqyshë do të duhet ta ndryshojnë mendimin e tyre të gabuar rreth Republikës së Krushevës..

  Dokumenti  eshtë nga Dimo Haxhi Dimov, ku thuhet se Republika e Krushevës ka perfaqesuar  një shoqatë të vëllazëruar të disa nacionaliteteve qe jane gjetur bashkë ne ate vend dhe ne ate moment historik. Është tjeter problem ai që sot shqiptarët e krishterë të Krushevës nuk guxojnë të paraqiten si shqiptarë sepse do te humbin benificionet qe ua ka dhenë shteti qe te hiekin dore nga identiteti i tyre shqiptarë, kurse shqiptarët myslimanë janë detyruar të shpërngulen për në Turqi.

 

Argumenti 17,shumë i fuqishëm… D. Zografski, ,,Makedonskiot Taen Revolucioneren Komitet,, Skopje, 1954, str. 26

 foto15

 

Perkthimi; Pasiqë Maqedonia eshte e banuar nga kombësi te ndyshme, Komiteti deklaron

se nuk do ti japë përparësi asnjeres kombesie ne dem te kombesise tjeter, nuk do te veproi asisoji qe te ashpersoi antagonizmat kombetare, dhe do te mundohet ti organizoi në një teresi te perbashket kunder osmanëve në Maqedoni. Pasi kjo do te arrihej, atëherë do tu lejohej qe vetë kombësitë të merreshin vesht dhe ta rregullonin pyetjen:Te bashkohen me ndonjeren nga shtetet fqinje perreth, ose te themelojnë e organizojnë një shtet te perbashkët të pavarur.

Komenti im; Keto jane premtimet që u jane bere shqiptarëve më 1903, keto ishin premtimet që u benë më 1944 dhe po keta ishin premtimet qe na u bene edhe pas vitit 2001. Dua te skjaroj se pjesmarrja e shqiptarëve ne Ilinden dhe Krushevë nuk ka qenë ndonjë lloj tradhëtie ndaj kombit shqiptarë por  një lloj marrëveshje në mes të dy apo tre kombësive për luftë të përbashkët për liri. Vetë Llall e ka përmendur disa here se shqiptarët e çliruan Greqinë nga turqit dhe e pavarësuan. Në Luftën e II Botërore vetë brigadat shqiptare të Enver Hoxhës shkuan deri në Fushën e Srtemit ku luftuan dhe e çliruan Jugosllavinë e Titos. Në atë kohë Ushtria jugosllave këndonte këngën ,,Rodilla je majka tri sina, Enver Hoxhu, Tita i Stalina,, (Ka lindur nena tre djem, Enver H,Tito dhe Stalinin)….Por në fund, prishet marrëveshja nga Tito dhe shqiptarët mbetën ashtu si mbetën…………..dhe ashtu si jenë edhe sot.

 

Argumenti 18, Materijale arhivistike dhe Literatura

 

-Mihail Iliev Andrev, Seqavanjata na Todor Borjari, 1954,Skopje.

Danqo Zografski, ,,Makedonskiot Taen Revolucioneren Komitet,, Skopje, 1954

Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë 2002,faqe 208.

Arhivi i Sofjes, seksioni “Bashkëpunimi i VMRO (Bullgare) me Organizatat Revolucionare Shqiptare”

Данчо Зографски, Крушевска Република,Скопје,1948

 

Патештвијата низ документи, Матица Македонска,Скопје, 2008,

Angel Dinev,  ,,Ilindenskata Epopeja,, Prilep, 1954.

Dimo Haxhi Dimov  ,,Ilindenskoto Vostanie i poukata od toa vostanie.....,Skopje 

Nikolla Topuzoski, Nikolla Karev i Krushevskata Republika. Skopje,

 

Nikolla Topuzoski ne librin e tij ,,Nikolla Karev,, i ka shënuar në fusnotë materijalet qe i ka perdorur dhe ne vend te pare ka vënë kujtimet e Todor Borjarit  te shenuara nga Mihail Andreev, 1954, Shkup, 

 

 09.08.2017, 17:04  | R.ZH. | 4,577 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.