Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
S'ka oferta reale nga predendetët për kryekomunar
Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Kosova drejt garës për Oscars, fillon shfaqja e filmave
kosovaa_1.jpg

Qendra Kinematografike e Kosovës ende nuk ka dalë me diçka zyrtare sa i përket propozimit për filmat e metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për Oscar, shkruan KultPlus.

Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, jo më larg se data 30 shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “AcademyofMotion Picture ArtsandSciences”.

 

Deri më tani nuk kishte ndonjë film kosovar që ka filluar së shfaquri në kinema. Por këtë rrugëtim e ka filluar filmi “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit i cili do të shfaqet për një javë rresht në kinemanë Cineplexx në Prishtinë dhe në Dokukino në Prizren, duke na dhënë edhe një shenjë që ky film do të jetë pjesë e kësaj gare.

Një tjetër film që pritet t’i futet kësaj garë, është edhe filmi “Eho”, me regji të Dren Zherkës por që për shfaqjen e këtij filmi në kinema ende nuk ka diçka konkrete.

Pritet të shihet se cilët filma do t’i hyjnë kësaj gare dhe cili film do të përzgjidhet për të përfaqësuar Kosovën në Oscar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.09.2017, 09:50  | L.E. | 497 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
« Ministria e Transportit dhe Lidhjes » 20 milion euro për 20 komuna, projekt për rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.