Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Haradinaj nis punën si kryeministër i Kosovës
asdasda_1.jpg

Prishtinë, 11 shtator - Ramush Haradinaj ka marrë detyrën e tij si kryeministër i vendit në një ceremoni zyrtare. Parardhësi i tij Mustafa i ka uruar suksese në mandatin e tij ndërsa takimet e para Haradinaj i ka kryer me ambasadorin amerikan në Kosovë Delaui dhe kryetarin e parlamentit Kadri Veseli. 

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dorëzuar zyrtarisht postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt nëpërmjet një ceremonie në selinë e qeverisë. Mustafa e ka uruar Haradinaj për zgjedhjen dhe e uroi që të realizonte detyrimet e tij sa më mirë. Haradinaj nga ana e tij ka falenderuar Mustafën dhe ka nisur takimet e para si kreu i qeverisë 

I pari që ka hyrë në zyrën e kryeministrit të ri ka qenë ambasadori amerikan Delaui i cili dhe njëherë ka renditur pritshmëritë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nga qeveria e Kosovës. Ndër të tjera ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve Euro-Atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik, dhe normalizimit të marrëdhënieve rajonale.

Më pas kryeministri Haradinaj, është takuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke i premtuar mbështetje në punë dhe angazhimet e përbashkëta të institucioneve të vendit.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Dalibor Jevtic, deklaroi se dhe pse qeveria e re varet nga Lista Serbe, ata nuk do të shantazhojnë. Por në cdo moment do të mbrojnë interesat e popullit të tyre. 

Pas akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosje se tashmë prishtina zyrtare varet nga Beogradi, kryeministri Haradinaj tha se është në të mirë të të gjitha palëve që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në paqe në territorin e Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 15:08  | Z.H. | 673 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.