« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Ministrat e qeverisë Haradinaj marrin zyrtarisht detyrën
133131517.jpg

Prishtinë, 11 shtator - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, pranoi sot detyrën zyrtare nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Jashtëm të deritanishëm, Emanuel Demaj, gjatë një ceremonie zyrtare të pranim-dorëzimit, e cila u zhvillua në ambientet e MPJ-së.

Me rastin e pranim-dorëzimit, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Jashtëm, Demaj i uroi mirëseardhjen ministrit të ri të Jashtëm, Behxhet Pacolli, duke e informuar atë mbi gjendjen e aktuale në këtë Institucion, por edhe mbi detyrat dhe angazhimet e proceset e rëndësisë së veçantë, që e presin Ministrinë e Jashtme gjatë periudhës në vijim.

Pacolli e falënderoi Demaj si dhe lidershipin tjetër të MPJ-së për punën, angazhimin dhe përkushtimin e deritanishëm.

Në vijim, ai u zotua për bashkëpunim të plotë dhe profesional me të gjithë zyrtarët në këtë Institucion, duke i theksuar në veçanti disa nga parimet kryesore të qeverisjes dhe lidershipit të tij që mbështeten në vlerat njerëzore, por duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe kualitetit, angazhimit dhe përkushtimit të plotë në punë.

Gjithashtu, ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzoi detyrën Ministrit të ri, Abelard Tahirit, të cilit i uroi suksese dhe i ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen.

"Puna një vjeçare në Ministrinë e Drejtësisë ishte përplot sfida dhe suksese, konsideroj se Ministri Tahiri, do të ketë mbështetjen e duhur të stafit në Ministri, ashtu sikur unë, për të përmbushur agjendat euro-integruese ku në thelb është fuqizimi i sundimit të ligjit", tha Ministrja Hoxha.

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, falënderoi ministren e deritanishme të Drejtësisë, znj Dhurata Hoxha, për punën që ka bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, dhe i uroi punë të mbarë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Ministri Tahiri, u zotua se do të vazhdoj të punojë me përgjegjshmëri të lart në fushën e sundimit të ligjit, do të angazhohet për pavarësinë e gjyqësorit dhe në përshpejtimin e agjendës euro-integruese, ndërsa luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë prioritetet kryesore.

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Ferat Shala dhe ministres së posazgjedhur Albena Reshitaj.

Me këtë rast, Shala e njoftoi ministren Reshitaj me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, si dhe planet në domenin që ngërthen MMPH, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij si dhe duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Nga ana tjetër ministrja Reshitaj pasi falënderoi Shalën për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij, u zotua që si ministre e këtij dikasteri do të punojë ngushtë me stafin civil të ministrisë për të arritur progres në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

"Ne, sot po fillojmë një fazë të re të politikëbërjes në fushën e mbrojtës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që përmbushë kriteret evropiane për jetë të shëndetshme si dhe ngritje të cilësisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës", shtoi nder të tjera Reshitaj.

Në fund Reshitaj, falënderoi presidentin e AKR-së Behgjet Pacollin dhe anëtarësinë e gjerë të partisë për besimin e dhënë që të drejtojë këtë ministri, për implementimin e politikave progresive të AKR-së në lidhje me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor në Kosovë. 

​Qeveria e re e Kosovës, sot në orën 18:00 do të mbajë sot mbledhjen e parë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj të shtunën është zgjedhur kryeministër me 61 vota pro, gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 16:19  | Z.H. | 537 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
« Varrosen mbetjet mortore të masakrës së vitit 1913 » Ahmeti: Gjenocidi i Çubrilloviçit tentoi të shfarosë popullin shqiptarë, Lika: E kaluara e dhimbshme ka qenë e drejtë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.