Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
BeH, nënat e Srebrenicës organizuan marsh për muslimanët e Arakanit
thumbs_b_c_0853c1ba731a47c1e11f3bdc9302bc62.jpg

Nënat dhe bashkëshortet e viktimave të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) organizuan marsh protestues në Tuzëll kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga forcat e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke bërë thirrje që të mos lejohet që muslimanët e Arakanit të përjetojnë një Srebrenicë tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Të afërmit e viktimave që humbën fëmijët dhe bashkëshortët e tyre në gjenocidin e zhvilluar nga forcat serbe në vitin 1995 në Srebrenicë, ku u vranë mbi tetë mijë civilë boshnjakë, kësaj herë kanë ngritën zërin e tyre për persekutimin e muslimanëve të Arakanit në Mianmar. 

 

Në këtë marsh të organizuar nga Shoqata e Grave të Srebrenicës, është theksuar gjendja e muslimanëve të Arakanit të cilët në një mënyrë janë duke u ballafaquar me gjenocid, me mesazhin, "Mos lejoni që muslimanët Arakanë të përjetojnë një Srebrenicë të re".

 

Kryetarja e Shoqatës, Hajra Catic, ka kërkuar që të përfundojnë vdekjet në emër të nënave të cilat kanë përjetuar të njejtën gjë para 22 viteve, duke thënë se: “Ndaloni vrasjen e muslimanëve. Mos krijoni një Srebrenicë të re. Ato që u bëhen njerëzve atje janë të tmerrshme”.

 

Catic u bëri thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë masakrën në Mianmar, duke thënë: "Bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllur veshët për këto që po u bëhën sot muslimanëve Arakanë, ashtu siç ka bërë ndaj persekutimit që ka ndodhur në Srebrenicë. Srebrenica po përsëritet, muslimanët po vriten përsëri”. 

 

Nënat e Srebrenicës dhe të afërmit e tjerë të viktimave që morën pjesë në këtë marshim bartën parulla me masazhe si, "Ndaloni vdekjen e muslimanëve në Mianmar" dhe "Ndaloni genocidin në Rohingya"

 

Çfarë ndodh në Arakan? 

 

Që nga data 25 gusht, mijëra muslimanë në Arakan humbën jetën nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit me arsyen se po luftohet kundër militantëve të armatosur. 

 

Numri i civilëve që vdiqën nuk mund të dihet saktë për shkak se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen dhe daljen në këtë zonë. Më shumë se 150 fshatra u dogjën nga ushtria dhe ekstremistët gjatë sulmeve.

 

Dhjetëra mijëra myslimanë Arakanë ende po përpiqen të largohen nga rajoni për shkak të sigurisë jetësore. Civilët që ikin nga Mianmari po përpiqen të kalojnë në Bangladesh përmes rrugëve malore, ndërmjet lumit Naf ose rrugës detare. Më shumë se 300 mijë muslimanë Arakanë kanë arritur në Bangladesh që nga 25 gushti. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 11:00  | Z.H. | 304 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.