Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Pemë dhe perime nga Maqedonia në zinxhirët rusë të tregtisë
ekonomii.jpg

Shkup, 12 shtator- Prodhime nga industria e ushqimit e Maqedonisë do të mund të plasohen nëpër 300 zinxhirë të marketeve me rreth 14 deri 20 mijë vende shitjeje në Federatën Ruse.

Mundësia e këtillë për prodhuesit e Maqedonisë të ushqimit është krijuar në takimin e biznes delegacionit nga Maqedonia, i cili këtyre ditëve po qëndron në Maqedoni, me përfaqësues të Lidhjes afariste euro-aziatike, njoftoi sot Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi.

Pronarët dhe menaxherët e kompanive nga Maqedonia prodhues dhe përpunues të pemëve dhe perimeve të freskëta, të cilët ekspozojnë në manifestimin e panairit "Uorlld fud Moska", hollësitë për bashkëpunimin me tregtarët rusë i kanë saktësuar në takim me drejtorin e përgjithshëm dhe me drejtorin për tregti të Këshillit afarist euro-aziatik, Viktor Kambollov dhe Vartan Simosjan.

"Pjesa më e madhe e marketeve ruse tanimë do të jenë të aksesueshme për prodhuesit nga Maqedonia nga sfera e industrisë ushqimore. Që nesër biznesmenët nga Maqedonia do t'i kenë takimet e para të drejtpërdrejta me udhëheqësit e 30 zinxhirëve të mëdhenj të marketeve nga Rusia. Tani 'topi' është tek kompanitë nga Maqedonia", ka theksuar Simosjan në takimin në qendrën afariste "Fud siti" i organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi dhe "Makedonski dom", kompani e formuar për rritje të eksportit të mallit nga vendi në tregun e madh rusë.

Kambollov, madje, ka vlerësuar se Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi dhe "Makedonski dom" muajve të kaluar kanë bërë angazhim serioz për promovim të prodhuesve nga Maqedonia të ushqimit në tregun rus dhe kjo tanimë po jep rezultate. Hapi i ardhshëm, siç ka theksuar, është kalim i prodhuesve nga Maqedonia në vendet nga Unioni euro-aziatik, krahas Rusisë, dhe në Armeni, Kirgistan, Kazakistan dhe Bjellorusi, në çka më tej do të punohet.

Sipas Dejan Beshlievit, drejtor i përgjithshëm i Odës Ekonomike Maqedoni-Rusi, takimet e drejtpërdrejta me biznesmenët rusë nga sfera të ndryshme do të vazhdojnë intensivisht edhe në periudhën e ardhshme me organizim të javëve tematike të prodhuesve nga Maqedonia nga më shumë degë nga industria e ushqimit. Midis të parëve të cilët para tregtarëve të interesuar rusë dhe përfaqësuesve të restoranteve do të paraqiten janë prodhuesit e ajvarit nga vendi, për çka tanimë është paraqitur interes i rëndësishëm në tregun rusë.

Biznes delegacioni i Maqedonisë në "Fud siti" ka vizituar edhe 10 sektorë operativ për shitje të pemëve dhe perimeve të freskëta. Kompleksi është pronësi e agro klasterit më të madh rusë dhe në vit në të bëhet qarkullim prej 1,8 milionë tonë prodhime ushqimore ose 5.000 tonë në ditë, prej të cilëve 4.000 janë perime dhe pemë. Shtrihet në hapësirë prej 345 mijë metra katrorë, ka zyra prej mbi 30.000 metra katrorë dhe posedon hapësirë moderne deponimi në sipërfaqe prej mbi 300 mijë metra katrorë. Për çdo kategori prodhuesit ushqimorë në të ekzistojnë nga 30 deri në 300 shoqata tregtare. Në këtë kompleks tregtar janë të stacionuara qendra afariste dhe përfaqësitë e 36 vendeve nga bota dhe 80 nga rajonet ruse. për të gjithë ata, siç njofton Oda Ekonomike Maqedoni-Rusi, tani janë të dukshme.

Gjatë vizitës së këtij kompleksi kompania e Prilepit "Krivogashtani promet" ka firmosur marrëveshje me të cilën është bërë ekspozuesi i 11-të i prodhimeve në "Makedonskiot izllozhbeno-tërgovski dom" në "Fud siti" në Moskë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 11:18  | L.E. | 666 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.