« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
Vërshohet një shtëpi, pemë të rëna dhe zjarre nga moti i lig në Kumanovë
moti_18.jpg

Kumanovë, 12 shtator- Zjarrfikësit e Kumanovës dje kanë intervenuar në pastrimin e rrugës, për shkak të rënies së pemëve në rrugën 11 Nëntori" në lagjen Bedinje. Pemët kanë rënë për shkak të erës së fuqishme dhe motit të ligë të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe zbrazje të fuqishme elektrike që dje pasdite e përfshiu Kumanovën.

Zjarrfikësit pas orës 20:00 kanë nxjerrë edhe ujë nga shtëpia e vërshuar në rrugën "Car Samuil".

Komandanti i NJZ Kumanovë Dejan Ilievski informoi se dje pas orës 14:00 kanë intervenuar në shtatë zjarre të ndryshme në fshatra dhe vendbanime të ndryshme në Kumanovë.

"Në përgjithësi, për të gjitha zjarret është karakteristike që era e fuqishme i ka shkaktuar zjarret, duke bërë masë elektrike", deklaroi Ilievski.

Njëri prej zjarreve më të mëdhenj gjatë ditës së djeshme është në qarkun e Bajllovce, ku është djegur pylli me bimësi të shkurtër të degraduar, por edhe pylli me pisha. Dy ekipe të zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin deri në orën 22:30. Pyll me bimësi të shkurtër dje është djegur edhe në pjesën e Skaçkovce, te "Stacioni hekurudhor" si dhe në fshatrat Kshanje, Rugjince dhe Obllavce. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 11:22  | L.E. | 1,821 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.