« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Donçev: Firma e kumbarit të Gruevskit importon ilaçe të falsifikuara nga Turqia
Nëna që ushqen fëmijën me gji deri në moshën 10 vjeçare (Foto)
gruaja_6.jpg

A e keni menduar se mund të ndodh edhe kjo?! 

Disa nëna e kanë problem të ushqejnë fëmijën me gji në publik, disa prej tyre preferojnë të mos e ushqejnë me gji fare, ndërsa të tjerat e mbështesin.

Megjithatë, nënat bien dakord për një gjë: në një moment, gjidhënja duhet të ndalet. Shumica e tyre tentojnë të ndalojnë para se fëmija të t’i bëjë një vit, por Mira Dawson planifikon, nëse është e mundur, të ushqejë vajzën e saj deri në moshën 10-vjeçare. Po, me të vërtetë. 

36-vjeçarja nga Poole, në qarkun anglez jugperëndimor të Dorset Mira Daëson ka “pushtuar” internetin për planin e saj të çmendur për të ushqyer me gji vajzën Tara derisa të mbushë 10 vjet.

Vajza aktualisht ka 6 vjet jetë, përcjell rtv21.tv

Dhe arsyeja kryesore pse Mira zgjodhi ta bëjë këtë është inteligjenca.

“Mendoj se është një gjë e mrekullueshme që një fëmijë të rritet dhe të ushqehet me gji, për vet faktin se ka të gjitha përfitimet e shëndetit dhe IQ”, citohet të ketë thënë Miira. Epo, është e sigurt të thuhet se ne nuk mund ta dimë me të vërtetë se çfarë është sikur të kuptojmë se po ushqehemi me gji. Mira gjithashtu ka edhe një djalë dyvjeçar, të cilin e ushqen me gji tri herë në ditë.

Për të pasur më lehtë gjithdhënjen ajo fle në mes të shtratit me fëmijët e saj në të dy anët. Miira mendon se është e panatyrshme që fëmijët të flenë ndaras. “Fëmijët e mi kurrë nuk kanë pasur nevojë të qajnë kur kanë fjetur, ose të flenë vetë, ose të zgjohen natën dhe të kenë frikë – sepse unë jam atje”, tha ajo.

Burri i saj Jim tha se edhe ai pajtohet për ushqyerjen me gji, por e pranoi se ndjehet i lënë anash pasi që nuk mund t’i lexonte tregimet e gjumit për fëmijët e tij dhe në përgjithësi nuk ishte në gjendje të kalonte kohë me ta sa do të dëshironte.

Në anën tjetër Miira tregon se çdo tentim për të ndaluar dhënien e gjirit e bën vajzën e saj me të vërtetë të mërzitur.   

Lidhur me këtë dukuri Dr. Maria Iacovou, një sociologe në Universitetin e Kembrixhit deklaron: Është shumë e rrallë të gjejmë dikë që ende ushqen natyrshëm një fëmijë prej gjashtë vjetësh. Por nuk ka absolutisht asnjë dëshmi se ka ndonjë gjë të gabuar.

 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 14:21  | L.E. | 858 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
« Dramë në Kondovë » Burri rrah gruan e tij deri sa ajo u alivanos, ia merr djalin 8 vjeçar
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.