« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Donçev: Firma e kumbarit të Gruevskit importon ilaçe të falsifikuara nga Turqia
Shpiket “lapsi” që zbulon kancerin për 10 sekonda
lapsiii.jpg

Lapsi deri më tash ka testuar 253 mostra

Shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit kanë shpikur një formë të lapsit të dorës për të cilin thonë se mund të zbulojë indet kancerogjene.

Ky është tashmë një lajm i mirë në vetvete, por ajo që është më interesante është se “lapsi” mund ta bëjë këtë vetëm për 10 sekonda.

Pajisja e dorës, e njohur si MassSpec Pen, mund të revolucionojë operimin e tumorit, duke zvogëluar në mënyrë dramatike rrezikun e lënies së indeve kanceroze brenda pacientit, që do të rezultonte në një reduktim të shansit për kthimin e tumorit.

Kirurgjia tani është në sfidë për të gjetur kufirin midis tumorit dhe indeve normale. Në disa raste, ky lloj tumori është i qartë, por në disa raste kufijtë nuk shihen aq qartë. Ky laps i fuqishëm duhet të ndihmojë mjekët në mision për të hequr plotësisht tumorin.

Shkencëtarët kanë konfirmuar në Science Translational Medicine se pajisja mund të masë mijëra molekula të pranishme në mostër brenda vetëm 10 sekondave dhe provat sugjerojnë se testi është i saktë 96 për qind. Si funksionon kjo? Parimi është i thjeshtë.

Lapsi vihet në një mostër të indeve të dyshuara kancerogjene dhe më pas lëshon disa pika uji. Molekulat e formuara nga indi hyjnë në një pikë uji që pastaj zhytet në laps dhe përgatitet për analiza. Pastaj lapsi vihet në spektrometër masiv, i cili jep përgjigjen se cilat kimikate janë të pranishme, prej nga konkludohet nëse mostra është kancerogjene apo jo.

 

Lapsi deri më tash ka testuar 253 mostra dhe testimi i mëtejmë do të vazhdojë deri vitin e ardhshëm, kur pritet të përdoret në sallat e operacionit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 14:27  | L.E. | 516 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
« Dramë në Kondovë » Burri rrah gruan e tij deri sa ajo u alivanos, ia merr djalin 8 vjeçar
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.