Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Berisha për qeverinë “Rama 2”: Fitorja juaj si dasmë pa nuse
sali-berisha1_4.jpg

Tiranë, 12 shtator - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbajti fjalimin e tij në Kuvend, në diskutimin për programin e qeverisë “Rama 2”, e ndërsa fitoren e qeverisë, Berisha e ka konsideruar si një dasmë pa nuse.

Më tej Berisha shton se ju jeni fituesit humbës më te mëdhenj, teksa pranon edhe gabimet e veta në qeverisje. Berisha gjithashtu u shpreh se kjo qeveri fitoi 74 mandate por rrugës u bën 78.

“Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transferuar në rrugë e sipër 78 e 80. Mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve dhe shokëve që qëndrojnë prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë. Por ai e mbajti të diktuar nga një panik i madh. Ai e di mirë, e di mirë çdo deputet se përveç kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre.

Në atë kushtetutë ju jeni fitimtar humbës më të mëdhenj. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si një pseudo mazhorancë e vërtetë. Në atë kushtetutë morale të qytetarit, burrit, gruas, fëmijës, ju jeni të ndëshkuarit e vërtetë. 2.4 mln shqiptarë dhe sa përfaqësojnë ata të tjerë në moshë të votimit, ju përbuzën, ju ndëshkuan. 2.4 mln shqiptarë me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jau shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot.  Cfarë fitore është kjo kur procesit themelor, jetik për demokracinë për liritë nuk i besuan miliona shqiptarë, braksitën kutitë e votimit. Mund të shtroni pyetjen, po ju ku ishit? Ne patëm probemet tona, por detyrat kryesore e zgjedhjeve është e qeverisë”. / gazeta Shekulli

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 14:42  | Xh.I. | 325 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.