Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Ja kur mbahet gjykimi ndaj katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit në Kuvend
lavdim-bajraktari-rasti-albin-kurti-etj-12-shtator-2017-620x275-1_1505218106-6264711.jpg

Prishtinë, 12 shtator - Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e katër deputetëve të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi. Kurti, Haxhiu, Topalli dhe Kadaj-Bujupi ngarkohen me veprat penale, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e bëri të ditur, sekretarja juridike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mybera Latifi.

Sekretarja Latifi deklaroi se seanca e së mërkurës, është caktuar të mbahet nga ora 9:00.Në seancën e paraparë të mbahej më 21 prill të këtij viti, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kishte paralajmëruar se do të nxjerr urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë.

Mirëpo urdhërarresti ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga vet gjyqtari Kalludra që kishte lëshuar urdhëarrestin.

Poashtu në seancën e 21 prillit, gjyqtari Kalludra i’u kishte shqiptuar gjoba prej 200 euro, dëshmitarëve të cilët nuk ishin prezentë në gjykatë e as nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.

Konretisht, gjoba ishte shqiptuar ndaj Naser Osmanit, Armend Zemajt, Bekim Haxhiut, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Shpresa Gosalcit dhe Leonora Halimajt.Ndryshe, aktakuza ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 14:46  | Xh.I. | 324 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.