Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Drashkoviq: Ta heqim Kosovën nga kushtetuta – atë s’e ka humbur Serbia por Millosheviqi
CA010D4D48ED5C476FC7301C12E03FD7.jpg

“Serbia në rrugën e saj evropiane ka arritur tek muri, të cilin nuk mund ta anashkalojë e as ta kalojë, por i duhet ta heqë ose të ndalojë para tij e të rrëshqasë.

Kështu ka vlerësuar politikani serb, lideri i SPO-së (Lëvizja për Ringjalljen Serbe), Vuk Drashkoviq.

Dhe ato mure, thotë autori i një teksti të botuar në të përditshmen serbe “Danas”, janë Kushtetuta dhe Kosova dhe për të cilat, thotë Drashkoviq, ftesën e presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën duhet kuptuar me përgjegjësi.

“Dramatizimi i momentit na obligon neve që sa më parë të përcaktojmë ku jemi, edhe si popull edhe si shtet”, mendon Drashkoviq, transmeton Koha.net.

Ai thotë se pengesa e Serbisë në rrugën drejt BE-së hiqet “duke e hequr normat e Kushtetutës në kundërshtim me rendin evropian të vendit tonë dhe duke nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Bashkimi Evropian nuk kërkon që Serbia ta pranojë pavarësinë e krahinës së saj aktuale, sepse atë pavarësi, secila për arsye të veta specifike, nuk e njohin as pesë shtete anëtare të BE-së”; thekson Drashkoviq.

Megjithatë, thotë lideri i SPO-së, BE kërkon nga Serbia që ta njohë realitetin se pavarësinë e Kosovës e njeh shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe të OKB-së që për pasojë, është e paqëndrueshme preambula kushtetuese përmes së cilës “krahina autonome e Kosovës është nën sovranitetin e shtetit të Serbisë”.

“Me kushtetutë evropiane, Serbia fiton institucione evropiane dhe të pavarura, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sistemin shtetëror të transferimit të pushtetit në rajone dhe qeveri lokale. Me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e ka humbur Sllobodan Millosheviqi”, tha Drashkoviq.

Ai thotë se vetëm me bashkëpunim gjithëpërfshirës mes Serbisë dhe Kosovës, “në atë Kosovë, sipas standardeve më të larta të BE-së, mund të mbrojmë të gjitha të drejtat e serbëve atje dhe trashëgiminë tonë kombëtare, fetare dhe shpirtërore”.

“Ndërsa, kur Serbia dhe Kosova të bëhen anëtare të BE-së, nuk do të ketë as kufij mes Serbisë e Kosovës”, ka thënë Drashkoviq në shkrimin e tij autorial, transmeton Koha.net.

Tutje, ai thotë se sipas anketave të fundit me qytetarë, del se shumica e serbëve kundërshtojnë rrënimin e murit kushtetues dhe atij të Kosovës për shkak të Rusisë, dhe thekson se Serbia po zhytet vazhdimisht e më shumë në një “cunami të eurofobisë dhe rusofilisë”.

Sipas Drashkoviqit, nëse shteti organizon referendum qytetar për çështjen e Kosovës, popullit duhet treguar se vendimi për mbajtjen e Kosovës në Kushtetutë mund ta nënkuptojë heqjen dorë nga Bashkimi Evropian.

Shumë shpejt, paralajmëron ai, do të shuheshin fondet evropiane për zhvillim dhe të gjitha fondet nga Perëndimi, ndërsa fonde tjera nuk kemi.

“Investitorët e huaj, dhe pothuajse të gjithë janë evropianë, do të linin Serbinë. Buxheti i shtetit do të shembej brenda natës. Kontrabanda dhe krimi do të bëheshin ekonomia e vetme e qëndrueshme. Eskadronët e vdekjes nga vitet e ’90-ta do të vendonin paqe dhe rend në shtetin istikam. Edhe nëse do të kishim çfarë të eksportonim në Rusi, nuk do të kishim ku. BE dhe NATO janë gjithandej rreth nesh, do të ishim të bllokuar. Trazirat më të vogla në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë do të çonin në një luftë të cilën do ta shuante NATO-ja, dhe atë në dëm të Serbisë dhe serbëve. Kah Evropa do të nisej një valë e re refugjatësh, por kësaj radhe jo nga Siria por nga Serbia”, ka paralajmëruar Drashkoviq.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 18:34  | T.E. | 1,269 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.