Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Franca, Britania dhe Holanda ndihma në ishujt e tyre të shkatërruar nga Irma
1-396.jpg

Vendet europiane po rrisin përpjekjet e ndihmave në territoret e tyre në Karaibe të shkatërruar nga Uragani Irma, mes kritikave të shumta për reagim të vonuar.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po viziton ishujt francezë që u goditën nga stuhia, tha se një ngarkesë e madhe ndihmash po vjen nga një avion i madh ushtarak.
 

 

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe mbreti holandez Willem-Alexander gjenden gjithashtu për të njëjtin shkak në Karaibe dhe kaluan natën atje.

 

Irma vrau të paktën 23 persona në territoret e jashtme të tre shteteve.

 

10 nga viktimat humbën jetën në ishullin francez të Shën Bartolemisë dhe në pjesën franceze të Shën Martinit, e cila ndahet me Holandën.

 

Ndërsa arriti në ishullin fqinj të Guadeloupes të martën, Presidenti Macron tha se qeveria ishte përgjigjur me “një nga aeroplanët më të mëdhenj që nga Lufta e Dytë Botërore”.

 

Ai u tha gazetarëve se stuhia e javës së kaluar kishte qenë pothuajse e pashembullt dhe se reagimi ishte penguar nga një stuhi e dytë, Jose, që goditi zonën ditë më vonë.

 

Por ai premtoi një “rilindje” të ishujve ndërsa trupat dhe furnizimet e ndihmave po dërgoheshin, transmeton oranews.

 

Kritikët e kishin akuzuar qeverinë e zotit Macron se nuk po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar viktimat e stuhisë dhe për të parandaluar grabitjet në Shën Bartoleme dhe Shën Martin.

 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është përballur me ankesa të ngjashme pas vdekjes së të paktën nëntë njerëzve në territoret britanike.

 

Johnson do të vizitojë Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Anguilla, të cilat gjithashtu kanë pësuar një shkatërrim të konsiderueshëm.

 

Në ishullin Tortola thonë se shumë lagje janë rrafshuar dhe banorët e tyre mund të shihen duke u përpjekur të gatuajnë dhe pastrojnë mes rrënojave.

 

Rreth 1.000 ushtarë të Britanisë së Madhe janë tani në rajon për të ofruar ndihmë, dhe më shumë trupa dhe furnizime priten në ditët në vijim, thonë zyrtarët.

 

Më shumë se 100 të burgosur u arratisën gjatë uraganit Irma.

 

Ndërkohë Mbreti Willem-Aleksandër po viziton territoret holandeze, ku të paktën katër vetë u vranë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 23:07  | T.E. | 570 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.