Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Kuvend/Basha: “Rama 1” s’mbajti asnjë premtim, qeveria e vetme që bëri hapa pas për integrimin
655139__original.jpg

Tiranë, 12 shtator - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në të parën fjalë në Kuvend pas rikthimit si deputet, ku po diskutohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme, tha se Edi Rama katër vite më parë premtoi vende pune, shëndetësi falas, rend, siguri dhe ulje taksash.

Por sipas tij, ditën e djeshme, fiks pas katër vitesh rikthehet në të njëjtin vend pa mbajtur asnjë premtim me shpresën se koha amniston.

“Ti nuk bëre kurrë një bilanc nuk dhe kurrë llogari. Ti e di mirë se nëse zgjedhjet do ishin të lira ti dhe ekipi yt nuk do ishit aty sot. Për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ardhur ora e vetëdijes. ‘Rama 1’ është qeveria e parë që nuk ka bërë asnjë arritje në fushën e integrimit, madje është qeveria e parë që ka bërë hapa mbrapsht pasi disa vende të BE po konsiderojnë rikthim e vizave”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se Rama zgjodhi promovimin e pikturave të Kryeministrit, në vend të thithjes së investimeve në vend.

Kreu i opozitës deklaroi se ‘Rama 1’ është qeveria që ka marrë borxhin më të madh publik në historinë e tranzicionit me rreth 3 miliardë dollarë borxh.

Basha tha se arritjet e qeverisë ‘Rama 1’ në fushën e krimit janë historike, duke nënvizuar Shqipëria u shpall nga DASH dhe Europol vendi kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike, madje tha se ndërkombëtarët kërkuan largimin e Ministrit të Brendshëm si të lidhur ngushtësisht me krimin.

Ai tha se gjatë katër viteve të kaluara ka ndodhur eksodi më masiv i shqiptarëve, duke u renditur në dy vendet e para të azilkërkuesve në Europë.

Para se ti jepte fjalën kryeparlamentari Gramoz Ruçi deklaroi prerë se koha e diskutimit nuk ka asnjë tolerim, por se është 20 minuta.

Megjithatë për kreun e opozitës, ai nënvizoi se duke qenë se po diskutohet programi qeverisës i dha të njëjtën kohë sa foli Kryeministri Rama ditën e djeshme 41 minuta e 02 sekonda. /a.y/noa.al

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 09:32  | Xh.I. | 479 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
Uragani Maria drejt Republikës Domenikane, flet shqiptari: Jemi futur ..
Albatriti nuk do t’ia falë Meritës për këtë fotografi ‘shokuese’ të tij, që ajo ia ka publikuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.