« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Hipotekat bllokadë vetingut, refuzojnë ILDKP për verifikimin e pronave për gjyqtarët dhe prokurorët, Ganaj në alarm
3312040.jpg

Tiranë, 12 shtator - Hipotekat në të gjithë vendin rrezikojnë seriozisht procesin e vetingut. Të hënën, Komisioni i Kualifikimit do të duhet të marrë në dorë dosjet e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe karrierës për gjyqtarët dhe prokurorët, por ILDKP po has në vështirësi. Pak ditë më parë, gazeta publikoi një shkresë që kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, i dërgoi Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke kërkuar verifikim për pronat e patundshme të 68 gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Shkresa mban datën 24.08.2017 dhe ILDKP kërkonte që procesi të mbyllej për 15 ditë, kjo për shkak të afateve të vetingut. ILDKP kërkonte të dhënat e pronësisë për 68 gjyqtarë dhe prokurorë dhe procesi cilësohet i lehtë, pasi shumica e të dhënave janë në një regjistër online.

Por edhe pse sot shënohen 20 ditë nga data kur ILDKP ka dërguar shkresën, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga hipotekat. Një burim i lartë i tha gazetës se hipotekat janë kthyer në një shqetësim serioz për ILDKP, pasi po sjell vonesa të shumta në zbardhjen e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zyrtari në fjalë tha se është e treta herë që ILDKP i drejtohet hipotekës dhe sërish nuk janë zbatuar afatet. Nga ana tjetër, mësohet se në dy herët e mëparshme, përgjigjet e hipotekës kanë qenë të pjesshme dhe nuk ka pasur të dhëna të sakta për disa emra.

Kjo bëri që ILDKP të kërkonte verifikim korrekt për 68 emra, por sërish hipoteka nuk po kthen përgjigje, duke refuzuar në këtë mënyrë ILDKP. Ajo të cilës i trembet ILDKP dhe anëtarët e komisionit të vetingut, është fakti se gjyqtarët e prokurorët po përdorin hipotekën si komardare shpëtimi. Edhe ILDKP ka dyshim se hipoteka po fsheh dosjet dhe të vërtetat mbi pronësinë e objekteve të caktuara, pasi në shumë raste janë vërejtur mjaft gabime në krahasimin që është bërë mes deklarimeve që kanë bërë gjyqtarët e prokurorët në formular dhe të dhënave të hipotekës.

Implikimi i ZVRPP

Drejtoresha e re që erdhi në krye të Hipotekës, Blerina Doracaj, ka zbuluar se jo të gjithë regjistruesit kanë qenë korrektë me verifikimin e pronave për gjyqtarët dhe prokurorët. Pas kërkesës së ILDKP pak ditë më parë, ajo ka kërkuar që për 68 gjyqtarë dhe prokurorë të ketë riverifikim të pronave, sepse në raportet e dorëzuar në njësinë qendror ka shumë probleme. Doracaj përmes një shkrese drejtuar gjithë degëve ka deklaruar se për 68 emra ka dyshime se ZVRPP ka fshehur pasuritë. “Nuk është dhënë informacioni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kanë rezultuar të regjistruar në ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacionit, e cila sjell pasoja juridike”, thuhet në shkresën e Doracajt. Ajo ka kërkuar që të rinisë menjëherë procesi i verifikimit për 68 persona dhe ky informacion do i përcillet sa më shpejt ILDKP, në mënyrë që të mos ketë zvarritje të mëtejshme. Nga ana tjetër, Doracaj ka paralajmëruar të gjithë degët dhe personelin se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi penale për çdo parregullsi, vonesë të vetingut dhe fshehje të pasurisë reale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Për këtë arsye, shumë shpejt do të ngrihet një grup pune, i cili do të nisë kontrollet në të gjitha degët e ZVRP për të parë nëse ka pasur kontrolle si duhet për gjyqtarët dhe prokurorët, apo pasuria është deklaruar në mënyrë jo të rregullt. Janë konstatuar edhe gabime gramatikore në të dhënat e gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 09:34  | Xh.I. | 544 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.