Butaris: Prefektura e Selanikut nuk zhvillon politikë të jashtme
« Analistët » Në emër të reformave dhe paqes, shtyhet ligji për përdorimin e gjuhëve
« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Asociacioni, sfida kryesore e Qeverise së re
Asociacioni-i-Komunave-serbe-780x439.jpg

Prishtinë, 12 shtator - Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të jetë sfida kryesore e Qeverisë së re, të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kërkesa kryesore e Listës Serbe do të jetë pikërisht tentimi që Asociacioni të kalohet në Kuvend, e sipas tyre një gjë e tillë do jetë e vështirë ngaqë edhe vetë disa deputetë që ia kanë dhënë besimin kësaj Qeverie do jenë diskutabilë për t’ia dhënë votën miratimit të Asociacionit për Komunat Serbe. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, thotë se edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe duhet pasur kujdes që të mos politizohet situata, transmeton zeri.info.

“Janë dy çështje të cilat institucionet dhe qytetarët duhet t’i kenë parasysh. Për Demarkacionin edhe Asociacionin janë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare me përfaqësues të shtetit të Kosovës, për Demarkacionin e dini se e ka politizuar situatën politike në Kosovë”, ka thënë Haliti. Ai mendon se nëse nuk ka një marrëveshje politike mes subjekteve pro dhe kundër përsëri do të kemi përzierje të situatës.

“Nëse nuk ka një marrëveshje politike të subjekteve që janë pro dhe kundër për ta zgjidhur këtë proces, unë mendoj se prapë mund të politizohet situata. Sa u përket këtyre dy çështjeve, nëse Qeveria arrin që t’i ketë 2/3 e votave për ta votuar Demarkacionin, atëherë kalon në Parlament dhe votohet”, ka thënë Haliti.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 09:39  | Xh.I. | 581 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.