Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
S'ka oferta reale nga predendetët për kryekomunar
Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Opozitarja Nea Demokratia kërkon shpjegime nga Kotzias për Maqedoninë
SANJA-119-.jpg

Shkup, 13 shtator - Vizita në Shkup dhe deklarimet e Kotzias pas takimit me Dimitrovin, masat për ndërtimin e besimit, pozicioni grek në kontestin me emrin, por edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO kanë qenë pyetjet e deputetëve që ia kanë dërguar shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias nga përgjegjësi për politikë të jashtme të opozitares greke Nea Demokratia, Jorgos Kuomuotsakos.

Jorgos Kumutsakos nga Nikos Kotzias ka kërkuar qartësimin e pozicioneve të paraqitura në Shkup, duke komentuar se disa prej deklaratave të ministrit grek të Punëve të Jashtme krijojnë përshtypjen e zbukurimit të realitetit i cili në thelb nuk ka ndryshuar. Deputeti nga partia opozitare në fjalën e tij të shkruar thotë se Maqedonia mbetet edhe më tej ka pozicion të papajtueshme me Greqinë dhe qasje irredentiste dhe po e shkel Marrëveshjen e përkohshme, dhe ai sqaron Kotziasit se deklaratat e tij duhet që ta ngurtësojnë qëndrimin grek, për të mos lënë hapësirë që të përdoret nga te tjerët.

"Cilat janë rezultatet konkrete pozitive të masave, përmbajtja e të cilave janë ende të paqarta, veçanërisht nëse ata kanë kontribuar në ndryshimin e pozicionit së vendit tonë fqinj në  çështjen kryesore për marrëdhëniet dypalëshe, përkatësisht në çështjen e emrit?

Si partnerët tanë të BE-së dhe aleatët tanë në NATO do të jenë solidar me ne për të respektuar frymën e vendimeve të konsensusit në Bukuresht, kur ne vetë si duket po e barazojmë pozicionin grek me atë të Shkupit? Përveç nëse Ministria e Punëve të Jashtme beson se Shkupi ka braktisur qëndrimin e saj irredentist ndaj vendit tonë."- pyet Koumoutsakos.

Përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë opozitare greke ka thënë se deklaratat e Zaevit dhe Dimitrov për futje të Maqedonisë në NATO në referencën FYROM është një element i ri, siç shkuan ai, "një butësi e pretenduar e qeverisë së re." Në fakt, siç thotë Koumoutsakos, qeveria Zaev po përsërit një politikë identike me qeverinë Gruevski. Koumoutsakos këtë pikëpamje e mbështet duke shpjeguar se në vitin 2008, kërkesa për anëtarësim në NATO ishte nën emrin e përkohshëm.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 13:25  | A.SH | 370 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
Djali 2 vjeçar, pjesëmarrës në simpozium shkencor!
« Ministria e Transportit dhe Lidhjes » 20 milion euro për 20 komuna, projekt për rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.