Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Refuzohet kërkesa për tërheqjen e Ligjit për gjuhët
133774224.jpg

Shkup, 13 shtator - Para se të konfirmohet rendi i ditës në seancën e sotme të 15-të, në kërkesë të njërit prej grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dha pauzë, pasi paraprakisht nuk u pranua kërkesa e Ilija Dimovskit që të tërhiqet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, për shkak siç tha, shkeljes me vetëdije të procedurave.

Fillimisht, tha Dimovski, procedurat janë shkelur me konfirmimin e Komisionit për Çështje Evropiane për Komisionin amë, edhe pse ai duhet të jetë Komision për sistem politik, pastaj ligjit i është vendosur flamur evropian, edhe pse nuk ekziston direktivë evropiane ose rregullativë me të cilën harmonizohet, me qëllim, siç tha, të pamundësohet debati i trupave kuvendor.

Gjithashtu, tha ai, edhe shumë ekspertë të gjuhës maqedonase, përfaqësues të Institutit për gjuhën maqedonase, profesorë nga fakultetet juridike dhe ASHAM-i kërkojnë debat publik para se ai të sillet në Kuvend. Prandaj kërkoj, theksoi ai, kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës, të hapen debate publike për zgjidhjen e propozuar dhe përmes konsensusit të vijë ajo zgjidhje ligjore. E përsëriti qëndrimin e partisë se ligji i propozuar është jokushtetues, se do t'i prishë marrëdhëniet midis bashkësive, se do të krijojë institucione jofunksionale dhe do të sjellë deri në dygjuhësi të plotë.

Kërkesa nuk u pranua pasi për të votuan 40 deputetë, ndërsa 60 ishin kundër.

Deputeti Antonio Milloshovski, duke iu referuar vendimit për formimin e komisioneve nga 31 maji i këtij viti, tha se komisioni amë për këtë zgjidhje ligjore është Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Xhaferi duke iu përgjigjur Dimovskit dhe Milloshovskit, sqaroi se kryetari i Kuvendit është ai i cili vendos cili trup do të jetë kompetent për propozim të caktuar ligjor, që, siç tha është rregulluar me Rregulloren për punën e re.

"Në lidhje me punën dhe përcaktimin e trupit punues amë, kryetari i Kuvendit me vendim përcakton trup punues amë", tha Xhaferi.

 Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, paraprakisht sot u mbajt nga Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Javën e kaluar dritë të gjelbër për zgjidhjen ligjore dha edhe Komisioni kuvendor për çështje evropiane. 

UPDATE: 13.09.2017 14:23:00

### 13.09.2017 13:19:00

VMRO-DPMNE kërkon propozim - ligji për gjuhën shqipe të tërhiqet nga rendi i ditës në Kuvend
21640559_1434941163248541_395322234_o-701x394.jpg

Shkup, 13 shtator - Shumica parlamentare refuzoi propozim e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e 15 parlamentare.

Deputeti Ilija Dimovski  kërkoi që ky ligj të bie nga rendi i ditës, duke u arsyetuar se ky ligj nuk është në përputhje me procedurat  ndaj i ftoi deputetët e tjerë që propozimi i tij të përkrahet nga të gjithë.

"Thërras me përgjegjësi dhe me ndërgjegje te deputët të votojmë që të tërhiqet sa më pare ky ligj, meqë kjo nuk ti sjellë të mirë etnitetit shqiptar dhe atij maqedonas.Të hapim debat të hapur dhe të përgatitet ndonjë ligj tjetër për këtë çështje.Në anën tjetër , për propozim-ligjin duhet të diskutohej me Komisionin për system politik, të hiqet flamuri evropian meqë nuk përputhet me ligjislacionin evropian dhe duhet kujdes në procedurat parlamentare, tha Dimovski.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi tha se kryetari ka sqaruar se është caktuar grupi i punës për diskutim të këtij ligji dhe nuk ka rezon për diskutim të mëtejmë.

Propozimi i Dimovskit nuk u votua nga shumica parlamentare. Në diskutimin e Dimovskit u bashkangjit edhe deputeti Antonio Miloshovski, i cili lexoi disa citate të rregullores së punës, që sipas tij ligji është jasht procedurës parlamentare.

Në seancën e 15 të Kuvendit, krahas ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe vendimin e për shpallje në konkursin publik për zgjedhje të anëtarit për KSHZ, si dhe ligjet në paket të propozuara nga LSDM, do të diskutohet edhe për pagën minimale prej 12.000 denarë, dëmi material i punëtorëve të falemintuar dhe ndërprerja e taksës radiodifuzive.

 13.09.2017, 13:19  | 59 | 3,051 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.