BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
FBI paralajmëron se djali i Bin Laden po përgatit diçka të tmerrshme
1505306328-p_1505297523-8415286.jpg

Në një fotomontazh, i publikuar të dielën nga Al-Kaeda për 16-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001, shfaqet imazhi i Osama bin Laden në flakët e kullave binjake. Në krah të tij djali Hamza, princi trashëgimtar i xhihadit.

I riu i moshës 28 vjeç është shfaqur që në fëmijërinë e tij në propagandën e rrjetit të themeluar nga i ati. Sot, vlerësojnë zyrtarë dhe analistë, ai po përgatitet për të marrë drejtimin, duke përfituar nga dobësimi ushtarak i grupit të \"Shtetit Islamik\" (ISIS), në përpjekje për të bashkuar nën emrin e tij xhihadistët në mbarë botën.

Në një raport të publikuar nga “Combating terrorism center” (CTC) e West Point, Ali Soufan, ish-agjenti special i FBI-së, i specializuar për Al Kaedën, shkruan se Hamza është duke u përgatitur për të marrë rolin e drejtuesit në organizatën që themeloi i ati.

“Në pozicionin e anëtarit të dinastisë Bin Laden, me shumë gjasa ai do të pritet mjaft mirë nga ana e xhihadistëve të bazës”, shton ai. Ndërsa “kalifati” i ISIS-it po shkon drejt shpërbërjes, Hamza është tashmë më mirë i pozicionuari për të ribashkuar lëvizjen xhihadiste botërore.

I pesëmbëdhjeti nga njëzet fëmijët e Osama Bin Laden, djali i gruas së tij të tretë, Hamza që në hapat e para të fëmijërisë është përgatitur për të ndjekur hapat e të atit. Përkrah tij në Afganistan, para 11 shtatorit 2001, ai mëson si të stërvitet me armë, si të qortojë me zërin e tij fëmijëror kundër amerikanëve, hebrenjve dhe kryqtarëve në videot online.

Në prag të sulmit kundër Kullave binjake dhe Pentagonit, Hamza është ndarë nga i ati, të cilin nuk do ta shohë më, duke u evakuuar me gratë dhe fëmijët e klanit drejt Jalalabad, më pas Iranit, ku do të vendosen për disa vite në një rezidencë banimi në masa të rrepta sigurie me vendim gjykate.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 15:26  | Xh.I. | 1,003 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.