Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Dimitrov: Në Londër jam me qëllim që të marrë mbështetje nga demokracia më e vjetër në botë
133855046.jpg

Shkup, 13 shtator - Bashkimin Evropian e shohim si klub i vendeve për të cilët qeverisja e të drejtës është e rëndësishme, mediat janë të lira dhe mekanizmat për kontroll të pushtetit funksionojnë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistë për "Skaj njuz".

 

I pyetur se pse Maqedonia dëshiron të hyjë në BE dhe se çka Britania e Madhe mund të bëjë për këtë, Dimitrov tha se në kohë kur bota po bohet e paparashikueshme, "besojmë se do të jemi më të sigurt në pikëpamje të ardhmërisë tonë nëse jemi pjesë e BE-së".

 

"Ata që janë brenda shpesh flasin se sa është ftohtë jashtë. Në Londër jam me qëllim që të marrë mbështetje nga demokracia më e vjetër në botë për atë se unë besoj se është perspektivë shumë shpresuese për vendim tim Maqedoninë. Arritëm të dalim nga kriza e thellë morale si më të fuqishëm dhe më të pjekur. Kemi vendosmëri të fuqishme që të ndërtojmë demokraci të vërtetë evropiane dhe po udhëtojë nëpër demokracitë e etabluara nëpër Evropë që ta transmetoj këtë mesazh dhe ta marrë mbështetjen e tyre. për shkak se, mbështetja nga Britania e Madhe është inkurajim i madh i qytetarëve të Maqedonisë", deklaroi Dimitrov.

 

Sipas tij, për ballafaqim me problemet e mëdha duhet të veprohet si një, qoftë ajo krizë migruese, ndryshimet klimatike ose terrorizmi.

 

"Për këtë arsye besojmë se rajoni i Ballkanit do të jetë vend më i lumtur nëse është pjesë e BE-së", tha Dimitrov.

 

Lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Greqinë, Dimitrov tha se vizita e tij e parë zyrtare ka qenë pikërisht në Greqi.

 

"Kisha 18 vjet kur Maqedonia u bë e pavarur. Së shpejti do të mbush 45. Duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë si gjeneratë", tha Dimitrov.

 

Lidhur me krizën migruese, Dimitrov, tha se BE-ja duhet të vazhdojë ta mbështesë Turqinë për shkak se marrëveshja BE - Turqi ka bërë dallim të madh dhe ruta ballkanike duhet të mbetet e mbyllur.

"Po bëjmë gjithçka që mundemi për këtë. Duhet të mbështetet edhe Greqia, sepse kufiri i jashtëm i BE-së është në kufirin greko-turk. Kriza migruese tregoi se sa Ballkani është i rëndësishëm si rajon për sigurinë e Evropës", deklaroi Dimitrov.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.09.2017, 18:21  | T.E. | 317 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.